KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Fundi i botës siç e njohim ne”- Studiuesit e NASA-s tregojnë kur Dielli do të shkatërrojë jetën në Tokë
Kuriozitete

“Fundi i botës siç e njohim ne”- Studiuesit e NASA-s tregojnë kur Dielli do të shkatërrojë jetën në Tokë

Kosova News
Kosova News 08:41 -30/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Hapësira është kufiri i fundit, aventura tjetër e madhe që pret eksplorimin tonë si qenie njerëzore. Popullarizimi i udhëtimeve hapësinore nga miliarderë aventurierë, ka rikthyer një interes shumë të madh për hapësirën, që nuk është parë që nga vitet 1960-1970 me misionet Apollo të NASA-s.

Por sado emocionues që është udhëtimi në hapësirë, ai mund të jetë edhe një domosdoshmëri për mbijetesën e racës njerëzore.

Studiuesit që punojnë me NASA-n, kanë përcaktuar se kur Dielli do të djegë oksigjenin që gjendet në atmosferën e Tokës, duke i dhënë fund gjithë jetës në planetin tonë.

Por mos u trembni. Kemi ende kohë deri në vitin 1.000.002.021. 

- Reklamë -

Oksigjeni është thelbësor për jetën këtu në Tokë.

Megjithatë, atmosfera është dëmtuar nga rrezatimi i Diellit dhe ka degraduar vazhdimisht nga aktiviteti ynë, veçanërisht në formën e gazeve serrë.

Në një studim të botuar në vitin 2021, shkencëtarët përcaktuan se e gjithë jeta në Tokë do të pushojë së ekzistuari pas deoksigjenimit masiv të planetit.

“Ne mendojmë se deoksigjenimi i ardhshëm, do të jetë një pasojë e pashmangshme e rritjes së flukseve diellore, ndërsa koha e saktë e tij varet nga fluksi i shkëmbimit të fuqisë reduktuese midis mantelit dhe sistemit oqean-atmosferë-kore”, thekson ndër të tjera studimi, shkruan The Vintage News

Pra në pak më shumë se 1 miliard vjet, rrezatimi i emetuar nga Dielli do të bëhet i tepërt për atmosferën e Tokës, dhe do të konsumojë të gjithë oksigjenin, duke i dhënë fund jetës në planetin tonë. Kazumi Ozaki, asistent/profesor në Universitetin Tohoku, i cili ka eksperimentuar me të 400.000 modelet.

Secili model ndryshoi pak për të siguruar marrjen parasysh të gjitha variablave. Rezultoi se atmosfera e Tokës do të vazhdojë të ekzistojë për rreth 1 miliard vjet, por më pas do të përjetojë deoksigjenim të shpejtë, duke e bërë planetin të pajetë dhe të pabanueshëm.

Por ndryshimi i klimës mund ta përkeqësojë situatën, dhe afati se kur mund të ndodhë kjo mund të jetë më i shkurtër. Klima e Tokës ka ndryshuar vazhdimisht gjatë historisë së saj. Por ngrohja aktuale nuk është parë në 10.000 vitet e fundit. Dëshmitë e ngrohjes globale janë kudo, nga shkrirja e akullit deri tek rritja e përgjithshme e temperaturave.

Në pamje të parë, ky ndryshim nuk duket si problem shumë i ngutshëm. Tek e fundit 1 miliard vjet janë shumë larg. Ky “fund i jetës në Tokë” mund të mos ndikojë tek ne, fëmijët tanë apo shumë breza që do të vijnë. Por në fund do të prekë njerëzimin. Deoksigjenimimund të ndodhë përpara kohës së përcaktuar në përfundim të simulimeve laboratorike, ose mund të ndodhë më pas.

Nuk mund të jepen garanci se kur do të ndodhë kjo, por fakt është se do të ndodhë. Dhe kjo është si një shenjë paralajmëruese. Prandaj është e qartë se për mbijetesën e racës njerëzore duhet të ndryshojmë mënyrat e jetës këtu në Tokë. Për të ardhmen e largët duhet të eksplorojmë në hapësirë, dhe të shkojmë me guxim atje ku askush nuk ka shkuar më parë.

Gjithashtu lexoni:

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Astronautët e Artemis II kapin moment historik – Toka rishfaqet pas Hënës

Kosova News 30/04/2023 30/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?