KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FSK realizon ditën e vizitorëve të shquar të ushtrimit “Defender Europe 25” në Kosovë
Lajme

FSK realizon ditën e vizitorëve të shquar të ushtrimit “Defender Europe 25” në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:17 -03/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në prani të udhëheqësve më të lartë shtetëror, përfaqësuesve diplomatik dhe udhëheqës të lartë ushtarak ndërkombëtarë, Forca e Sigurisë së Kosovës realizoi Ditën e Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor shumëkombësh “Defender Europe 25” (DE/IR25).

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media ku ndër të tjera shkruhet se fillimisht ata u pritën nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Aeroportin e Gjakovës dhe së bashku vizituan Post-Komandën Taktike të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane.

Tutje thuhet se ata u njohën nga afër me zhvillimet e aktiviteteve prej komandës së ushtrimit në rajonin e Ballkani Perëndimor, përkatësisht të forcave të angazhuara në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bullgari, Mal të Zi, Greqi dhe ato në Kosovë.

“Gjatë vizitës në Kontrollin e Lartë të Ushtrimit, personalitetet e larta u njohën nga afër me rolin e rëndësishëm dhe kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si nikoqir në kuadër të këtij ushtrimi, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm me Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane. Përveç realizimit të aktiviteteve sipas skenarit të ushtrimit, trupat tona kanë ofruar mbështetje reale dhe logjistike për të gjitha trupat e angazhuara në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se me një profesionalizëm të lartë, Komanda e Forcës Tokësore, dhe njësitë tjera të angazhuara, demonstruan nivel të lartë profesional dhe të disiplinës në ekzekutimin e disa prej aktiviteteve të parapara, në poligonin trajnues të Babaj Bokës.

“Gjatë realizimit të demonstrimeve nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë të FSK-së dhe njësitë ndërkombëtare, ata shfaqën nivel të lartë të disiplinës gjatë ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta me forcat aleate të angazhuara në këtë ushtrim duke dëshmuar ndërveprueshmëri të lartë. UF Defender Europe 25, është seria e ushtrimeve të përbashkëta, që luan një rol strategjik në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në duke përfshirë forcat nga vende të NATO-s dhe ato partnere”, thuhet në njoftim.

Në përmbyllje, siç thuhet në njofti, personalitetet e larta përgëzuan ushtarakët e FSK-së dhe ata ndërkombëtarë për përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë këtij ushtrimi shumëkombësh.

“Kësaj radhe Kosova pati një rol kyç pasi që mirëpriti Divizionin Komandues Amerikan të brigadave të shteteve tjera në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Ata vlerësuan se realizimi i UF “Defender Europe 25” në këtë nivel, është një mundësi e shkëlqyer në avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së në ndërveprueshmëri me aleatët dhe partnerët. Stërvitje të tilla përpos që rrisin bashkëpunimin me forcat mike ato mbi të gjitha rrisin gatishmërisë e forcave tona në përmbushje të misionit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës, Haradinaj: Është intelektual, por nuk ekspozohet

Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje

Kongresisti Self: Presidenti ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO

Maqedonci: Do të nënshkruhet marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes

Barduani takon Dietzin, diskutojnë për dislokimin e personelit ushtarak të Luksemburgut në Kosovë

Kosova News 03/06/2025 03/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
73%
1 km/h
Thu
31 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Mbahet mbledhja e Qeverisë, ky është rendi i ditës
08:42 -05/06/2025
Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit
08:40 -05/06/2025
Portugalia mposht Gjermaninë me golin e Ronaldos dhe siguron finalen e Ligës së Kombeve
23:08 -04/06/2025
Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës, Haradinaj: Është intelektual, por nuk ekspozohet
22:29 -04/06/2025
Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje
22:01 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?