Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) informon qytetarët e Komunës së Gjakovës se nga data 17 deri më 26 qershor do të zhvillohen stërvitje ushtarake në hapësirat e Aeroportit të Gjakovës dhe zonat përreth.
Gjatë kësaj periudhe, në zonat e përfshira do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake. Qytetarët paralajmërohen për mundësinë e shqetësimeve të përkohshme gjatë stërvitjeve.
FSK kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, duke siguruar se qëllimi i tyre është përgatitja dhe ngritja e kapaciteteve të sigurisë.