KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FSK-ja pret ofertë nga ShBA-ja për sistemin raketor “Javelin”, të destinuara 75 milionë dollarë
Siguri

FSK-ja pret ofertë nga ShBA-ja për sistemin raketor “Javelin”, të destinuara 75 milionë dollarë

Kosova News
Kosova News 22:09 -13/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Secilën herë më e afërt është dita kur Javelinët do të jenë në dispozicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Tashmë kanë kaluar  tridhjetë ditët e parapara për njoftimin e Kongresit të SHBA-së rreth kërkesës së Kosovës  për blerjen e këtij sistemi anti-tank, duke e hapur rrugën për blerjen e tyre.

Procedurat, sipas Ministrisë së Mbrojtjes do të fillojnë menjëherë, teksa tregojnë edhe shumë që është planifikuar për të blerë predhat amerikane.

“Nga kjo datë vetëm se jemi duke i pritur ofertat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të vazhduar më pas në procedurat e blerjes duke u bazuar në ofertën, por gjithashtu edhe në planifikimin e FSK-së. Kostoja totale e prokurimit, vlerësohet të jetë 75 milionë dollar amerikanë, ndërsa në këtë pako përfshihet edhe trajnimi i ushtarakëve të FSK-së”, tha Liridona Gashi Zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gashi bën me dije se buxheti ua mundëson që të blejnë edhe armatim të ri, për çka edhe janë duke i bërë planifikimet këtë vit.

Ndërkohë ish ushtaraku Hysen Gecaj është optimist se sistemin Javelin ushtria do ta përvetësojë brenda 2024-tës.

“Unë shpresoj që brenda vitit edhe për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë dhe në veri të Kosovës Javelinët do të arrijnë brenda vitit në Kosovë, kështu që në këtë aspekt jam optimist me kusht që mos të kemi ndonjë problem tjetër që mund të ndikojë në anulimin apo zvarritjen e Javelinëve në Kosovë”, tha Hysen Gecaj – ish kolonel i FSK-së.

Po aq të nevojshëm e të domosdoshëm pajisjen pa vonesa e sheh ish koloneli i FSK-së Afrim Veseli.

“Unë shpresoj shumë që Ministria e Mbrojtjes të përshpejtojë hapat në procedurat e tenderimit, për blerjen e tyre dhe ato sa ma shpejt të vijnë në Kosovë dhe të fillojë trajnimi i pjesëtareve të FSK-së për përdorimin e tyre, kjo do të shkojë në favor të mbrojtjes së territorit të vendit. Situata e sigurisë është shumë e brishtë ardhja e këtij sistemi, është tepër i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, tha Afrim Veseli – ish kolonel i FSK-së.

Përndryshe, përveç sistemit Javelin Kosova e posedon një sistem antitank të ngjashëm të blerë nga Turqia.

Bëhet fjalë për sistemin Omtas, të cilin edhe e kishin ekspozuar në Defender Europe 23./rtvd

Gjithashtu lexoni:

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Kosova News 13/02/2024 13/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?