Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Forcat e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të lowa-s, kanë qenë pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson dhe Louisiana në SHBA.
Mehaj, po ashtu tha se pjesë e njesivë të Gardës Kombëtare të Iowa-s kanë qenë edhe gjashtë pjesëtarë të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K) të cilët kanë ndarë përvojat e tyre së bashku me FSK-në.
“FSK dhe Iowa me aktivitete të përbashkëta
Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa, ishte pjesë në Ditën e Vizitoreve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson, Louisiana, ShBA, ku pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtar të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët ndanë përvojat e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm të Ushtrisë Amerikane.
R1K është i binjakëzuar me Batalionin 133 te Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Iowa-a, që nga viti 2022 dhe deri me tani janë realizuar aktivitete të ndryshme ushtarake në të dyja vendet.”, ka shruar Mehaj në facebook.


