KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FSHF njofton tifozët se kur përzgjidhen fituesit e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi
Pa kategori

FSHF njofton tifozët se kur përzgjidhen fituesit e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Kosova News
Kosova News 12:53 -01/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar sot (e diel) për biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi.

FSHF ka njoftuar të gjithë aplikuesit se do të mësojnë nëse do të pajisen me një biletë të hënën e 2 qershorit.

Njoftimi i plotë nga FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit është e angazhuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tifozët që duan të ndjekin nga stadiumi ndeshjen shumë të rëndësishme Shqipëri–Serbi, që do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Faza e aplikimit për bileta

Faza e aplikimit për bileta është hapur më 15 maj dhe ka qenë e hapur për 15 ditë, deri më 30 maj në orën 20:00, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit.
Çdo aplikues ka pasur të drejtë të aplikojë për të blerë deri në katër bileta.

Procesi i përzgjedhjes – short elektronik

Nga 31 maj deri më 2 qershor, zhvillohet shorti elektronik që përzgjedh në mënyrë krejtësisht rastësore aplikuesit që do të fitojnë të drejtën për të blerë biletë.
Çdo person i përzgjedhur do të marrë një e-mail zyrtar me një link personal, për të vijuar më pas me blerjen e biletave.

Numër i lartë aplikimesh

Deri më tani janë regjistruar mbi 200,000 aplikime, që tregon interesin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë ndeshje.
Do të zbatohen filtra sigurie dhe verifikimi për të eliminuar:

aplikime të dyfishta apo të dyshimta,

llogari të krijuara enkas për spekulim ose abuzim,

dhe për të siguruar që çdo individ të ketë vetëm një mundësi të drejtë.

Siguri dhe identifikim personal

Çdo biletë do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër, dhe në hyrje të stadiumit, Policia e Shtetit do të verifikojë ID-të për përputhshmërinë me të dhënat e biletës.
Ky sistem ndihmon në garantimin e sigurisë dhe në shmangien e abuzimeve.

Lufta kundër spekulimit dhe tregut të zi

Kjo procedurë ka ndihmuar në minimizimin apo edhe eliminimin e dy fenomeneve të dëmshme:

platformave ndërkombëtare që blejnë bileta në sasi dhe i shesin më shtrenjtë online,

si dhe të ashtuquajturit “tregtarë të biletave” që operojnë në mënyrë të paligjshme me para në dorë.

Një model i ngjashëm me UEFA-n

Ky është një model i njëjtë me atë të UEFA-s në rastet kur kërkesat janë jashtëzakonisht të larta, si në finalet e Champions League, Europa League, Conferece League apo Kampionateve Europianeve, ku aplikohet gjithashtu shorti elektronik i rastësishëm për përzgjedhjen e tifozëve.

Gjithashtu lexoni:

Edicioni i 21-të i Festivalit “Fluturat” në Prizren, fëmijët argëtojnë publikun me këngë

Ranieri përjashton mundësinë e rikthimit në menaxhim

Tentativat për konstituimin e Kuvendit, Zemaj: Kjo është demagogji dhe popullizëm nga LVV për të shpërlarë vetveten

Ngritet aktakuzë për keqpërdorim në Komunën e Prizrenit, reagon LVV-ja

Rama e cilëson motër Melonin: Në Tiranë solli dokumentin përfundimtar të Marrëveshjes së pensioneve me Italinë

Kosova News 01/06/2025 01/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
79%
2 km/h
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?