KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Franco Foda shprehet optimist për ndeshjen me Norvegjinë
Sport

Franco Foda shprehet optimist për ndeshjen me Norvegjinë

Kosova News
Kosova News 18:24 -04/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur mjaft optimist për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, që do të zhvillohet nesër (5 qershor) në Oslo.

Në konferencën për media, Foda ka deklaruar se ekipi i tij është maksimalisht i motivuar për paraqitje të mirë ndaj ekipit nordik.

“Kjo miqësore është parapërgatitje e mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që na presin nga shtatori. Kemi ekip të mirë e të balancuar. Jemi maksimalisht të motivuar që të fitojmë ndaj Norvegjisë. Është ndeshja e fundit për t’i parë disa karakteristika të lojtarëve para ndeshjeve të Ligës së Kombeve”, ka thënë fillimisht Foda.

Përzgjdhësi gjerman është shprehur optimist se Kosova në Ligën e Kombeve do të paraqitet mirë dhe do t’ia arrijë synimit për t’u ngjitur në Ligën B.

Ai tutje ka thënë se Kosova kishte planifikuar të luante dy ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe, por për arsye të ndryshme kjo nuk ishte e mundur.

Në fakt, ishte Kombëtarja e Bahrejnit, ajo me të cilën FFK kishte paramarrëveshje për të zhvilluar miqësore, por ajo më pas ishte tërhequr për shkak të datës së ndeshjes.

Foda ka thënë se të gjithë lojtarët e ftuar janë në grumbullim, me përjashtim të portierit Arijanet Muric, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore ende është në dyshim.

“Muriq është i sëmurë dhe gjatë dy ditëve të ardhshme do ta dimë saktë nëse do të jetë i gatshëm për t’u grumbulluar me ne”, ka theksuar Foda.

Ndërkohë, shkaqe shëndetësore apo lëndimeve kësaj radhe mungojnë Milot Rashica, Mirlind Kryeziu, Florent Muslija, Donat Rrudhani dhe Ismajl Beka, kurse Ismet Lushaku dhe Kreshnik Krasniqi nuk janë liruar nga klubet e tyre në Suedi dhe Norvegji.

Gjithashtu lexoni:

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Kosova News 04/06/2024 04/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?