Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe dhe në parqe, kopshte publike dhe stacione autobusësh – që nga e diela.
Dekreti, i botuar në gazetën zyrtare të qeverisë të shtunën, do të ndalojë gjithashtu pirjen e duhanit jashtë bibliotekave, pishinave dhe shkollave, dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga pirja pasive e duhanit.
Dekreti nuk përmendi cigaret elektronike.
Ndërkohë raportohet se shkelësit e ndalimit do të përballen me një gjobë prej 135 eurosh, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Duhani duhet të zhduket nga vendet ku ka fëmijë”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, Catherine Vautrin në maj, duke nënvizuar “të drejtën e fëmijëve për të marrë frymë ajër të pastër”.
Është interesant fakti se tarracat e kafeneve përjashtohen nga ndalimi.
Rreth 75,000 njerëz vlerësohet se vdesin nga ndërlikimet që lidhen me duhanin çdo vit në Francë.
Dhe sipas një sondazhi të kohëve të fundit, gjashtë nga 10 francezë (62 përqind) mbështesin ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike.