KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fotografi rus bie në burg pas shpërndarjes së të dhënave publike për bunkerët sovjetikë
Botë

Fotografi rus bie në burg pas shpërndarjes së të dhënave publike për bunkerët sovjetikë

Kosova News
Kosova News 16:59 -19/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Rusinë e Vladimir Putinit, shpërndarja e detajeve të botimeve që shiten haptas nëpër librari mund të rezultojë me dënim me 16 vjet burgim.

Ky ishte fati i Grigory Skvortsovit, 35-vjeçar, fotograf dhe muzikant nga Permi. Skvortsov ishte një nga mijëra njerëz në mbarë Rusinë që blenë botimin e vitit 2021, “Bunkerët sekretë sovjetikë”, të historianit Dmitry Yurkov. Libri riprodhoi qindra diagrame dikur të fshehta të instalimeve sovjetike, që së voni ishin bërë publike.

Libri ofrohej me disa skanime shtesë, të cilat Skvortskov i bleu. Më vonë, ai shpërndau disa prej këtyre dokumenteve me një gazetar të paidentifikuar amerikan.

Fotografi Grigory Skvortsov gjatë shpalljes së vendimit gjyqësor në rastin e tij për "tradhti", në Perm, më 26 qershor 2025.
Fotografi Grigory Skvortsov gjatë shpalljes së vendimit gjyqësor në rastin e tij për “tradhti”, në Perm, më 26 qershor 2025.

Në nëntorin e vitit 2023, Skvortsov ishte me një mysafir, kur policia ruse hyri në banesën e tij, në Perm.

Sipas një të afërmi, policia xhiroi atë që ndodhi më pas.

“Ai u rrah dhe u fye”, i tha i afërmi i fotografit projektit Siberia.Realities të Radios Evropa e Lirë. “Më pas, ata e detyruan atë të thoshte para kamerës se kujt i kishte dërguar informata nga libri i Yurkovit”.

I afërmi, i cili kërkoi të mos i bëhet publik identiteti, tha se komunikimi ndërmjet amerikanit dhe Skvortsovit kishte ndodhur muaj më herët, dhe se policia ishte dashur t’ia kujtonte atij identitetin e amerikanit. “Ata ia thanë atij emrin vetë, ata ‘ia sugjeruan’ atë atij”, pohoi ai.

Që prej pushtimit të Ukrainës më 2022, Rusia ka zgjeruar në mënyrë drastike përkufizimin e “sekretit shtetëror”.

Asnjë shumë parash nuk u shkëmbye gjatë ndërveprimit të Skvortsovit me amerikanin, dhe miqtë thonë se dokumentet u dërguan për t’i ndihmuar një personi me interesa të ngjashme – praktikë e zakonshme mes eksploruesve urbanë dhe entuziastëve të historisë. “Ai nuk ndoqi kurrfarë synimi vetjak”, tha një mik i tij për Siberia.Realities të REL-it.

Një ilustrim nga libri "Bunkerët sekretë sovjetikë".
Një ilustrim nga libri “Bunkerët sekretë sovjetikë”.

Miqtë e Skvortsovit thonë se arkitektura ka qenë gjithmonë pasion i tij. Më 2010, ai diplomoi në arkitekturë nga Kolegji i Ndërtimtarisë i Permit, por sukses më vonë arriti si fotograf.

“Ai nuk e kishte shokun në fotografimin e vendeve industriale. E donte shumë fotografimin e çative, ndërtesave të braktisura. T’i kënaqte sytë me çfarëdo që shkrepte”, tha një koleg i tij.

“Kompanitë e patundshmërive në Perm dhe vende të tjera në Rusi e angazhonin për t’ua fotografuar reklamat”, kujtoi kolegu. “Më kujtohet se ka qenë edhe një ekspozitë e tij në ndërtesën e administratës lokale. Ai ishte i shumëkërkuar”.

Një fotografi nga Grigory Skvortsov.
Një fotografi nga Grigory Skvortsov.

Më 2017, Skvortsov themeloi grupin muzikor Jagath. “Ne bëjmë muzikë në vende të braktisura industriale – në fund të një sistemi nëntokësor kanalizimi dhe brenda cisternave të mëdha boshe të naftës”, thuhet në ueb-faqen e grupit.

Muzika e grupit cilësohet si karakteristike, por ajo u publikua nga një studio muzikore britanike, dhe tërhoqi vëmendjen e revistës gjermane për muzikë Sonic Seducer. Gjatë një interviste për revistën, Skvortsov shprehu kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Miqtë e Skvortsovit supozojnë se dikush që ka parë intervistën me Sonic Seducer-in e ka raportuar atë te Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB).

Grigory Skvortsov duke kënduar, me grupin e tij Jagath.
Grigory Skvortsov duke kënduar, me grupin e tij Jagath.

Të pyetur se si zbuluan agjencitë e sigurisë të Rusisë se Skvortsov ia kishte dhënë materialet historike një gazetari amerikan, të afërmit e fotografit thanë se besojnë se ai është përgjuar pas intervistës, dhe një vit para arrestimit të tij, në nëntorin e vitit 2023.

Skvorsov thotë se një i afërm i tij u monitorua nga FSB-ja për shpërndarjen e materialeve nga libri “Bunkerët sekretë sovjetikë”. Pas kësaj, fotografi kontaktoi gazetarin amerikan dhe i kërkoi që materialet të cilat ia kishte dhënë të mos ribotoheshin askund.

Një ilustrim historik nga libri "Bunkerët sekretë sovjetikë".
Një ilustrim historik nga libri “Bunkerët sekretë sovjetikë”.

Në disa letra dërguar miqve, Skvortsov thotë se autoritetet ruse hapën rastin kundër tij, për të fshehur faktin se kishin dështuar ta vërenin se informata mbase të ndjeshme po shiteshin haptas dhe po shpërndaheshin online.

“Unë nuk kam pasur qasje në sekrete shtetërore dhe as qëllim dashakeq”, shkroi fotografi nga paraburgimi. “Të dhënat nuk ishin të mbrojtura nga shteti… Këto fakte po injorohen nga prokurorët dhe gjykatat, të cilët po e trajtojnë rastin formalisht, qartas nga frika e represionit nga FSB-ja”.

Mbështetësit e fotografit, të cilët kanë formuar një grup në platformën e komunikimit Telegram, thonë se synojnë të apelojnë dënimin e tij./REL/

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 19/07/2025 19/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë
18:13 -14/07/2026
Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë
18:08 -14/07/2026
Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu
18:02 -14/07/2026
Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë
17:54 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?