Forumi rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar në trevjetorin e qeverisjes të udhëhequr nga Albin Kurti përmes një aksioni simbolik të mërkurën.
Në ditën e Shën e Valentinit, LDK-ja i ka çuar një zemër Qeverisë në të cilën ka shkruar: “Zemër, ke dështu”.

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, tha se aksioni i tyre ka për qëllim t’ia përkujtojnë Qeverisë dështimet në shumë sfera. Guri para mediave përmendi siç tha dështimet e për këto vite qeverisjeje.

“Sot në Ditën e të Dashuruarve, jemi mbledhur këtu me një aksion simbolik për t’ia rikujtuar Qeverise se po u përfundon mandati me dështime në përmirësimin e jetës së qytetareve në Kosove në çdo fushë. Në vitin e saj të katërt, kjo qeveri po vazhdon me dështime në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në marrëdhënie ndërkombëtare, në ngritjen e mirëqenies së qytetareve, në energji, dhe në secilën sferë tjetër. Të rinjtë e vendit tonë, ashtu si secili qytetarë i Kosovës, janë duke u përballur me një depresion kolektiv të shkaktuar nga popullistët të cilët kanë braktisur gjithçka, përfshirë edhe shtresën me vitale të shoqërisë sonë, rininë”.
“Problemet me të cilat ballafaqohemi sot, nga shtrenjtimi i produkteve bazike për jetesë dhe i energjisë elektrike, deri tek dështimet e njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi që shpërfaqen me debaklin në testin PISA, me listat e gjata të pritjes në spitalet tona dhe me qytetarët që duhet të udhëtojnë për trajtim jashtë vendit, po e bëjnë jetën tonë këtu te papërballueshme”, deklaroi ai.
“Dashuria zgjat një jetë, por mandati katër vjet”, shkruhet në një tjetër mesazh të forumit rinor të LDK-së për Qeverinë.
“Zemër ke dështu”, “Zemrën plotë, kuletën thatë”, “Me zemrën në darkë, por zemrën jashtë vendit”, janë disa thëniet që të rinjtë e LDK-së kishin shkruar.
