KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Forumi Ekonomik i Kosovës në Paris, Kurti: Së bashku mund të ndërtojmë një ekonomi të fortë
Ekonomi

Forumi Ekonomik i Kosovës në Paris, Kurti: Së bashku mund të ndërtojmë një ekonomi të fortë

KosovaNewss
KosovaNewss 19:58 -18/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kryeqytetin e Francës, në Paris, sot u mbajt Forumi i parë Ekonomik i Kosovës në Paris, me përfaqësues të qeverisë, agjencive zhvillimore dhe kompanive franceze, nën organizimin e Zyrës së Kryeministrit.

Krahas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e bëri hapjen e këtij forumi, të pranishëm dhe pjesëmarrës në këtë forum ishin edhe katër ministra të kabinetit qeveritar, përkatësisht ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ai i Bujqësisë, Pylltarisë  dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të cilët patën nga një fjalë rasti, si dhe Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi dhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi.

Në adresimin e tij hyrës, kryeministri Kurti renditi arsyet, nënvizoi përparësitë dhe veçoi sektorët me më së shumti mundësi për investime të huaja.

Ai paraqiti para të pranishmëve potencialin dhe ofertën e Kosovës për investitorë të huaj në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit Digjital, Turizmit, Energjisë, Prodhimit të lehtë, dhe Agrikulturës.

Pozita gjeografike e vendit, rinia e arsimuar, e talentuar, kreative, që flet më shumë se një gjuhë të huaj, politikat fiskale dhe sistemi tatimor i leverdishëm, progresi demokratik në vitet e fundit, sundimi i ligjit, stabiliteti institucional dhe investimet në infrastrukturë, si dhe planet për mbi 50 projekte të infrastrukturës në transport, mjedis dhe energji, janë elementet kyçe që e bëjnë Kosovën tërheqëse për investitorë të huaj, veçoi kryeministri Kurti, teksa u bëri ftesë të pranishmëve dhe kompanive franceze që të investojnë në Kosovë.

“Kjo është më shumë se një ftesë për të investuar në Kosovë. Është ftesë për të qenë pjesë e transformimit tonë dhe ftesë për të rritur e thelluar miqësinë tonë. Së bashku, mund të ndërtojmë një ekonomi të fortë, një rajon më prosperues dhe një të ardhme për të cilën të gjithë mund të krenohemi”, tha Kurti, thuhet në njoftimin nga Kryeministria.

Në këtë forum, mori pjesë edhe ministri i Francës për Evropë, Benjamin Haddad, me të cilin kryeministri Kurti kishte zhvilluar një takim gjatë ditës. Ai në fjalën e tij u shpreh se prania e kryeministrit Kurti në Paris sot është sinjal i vullnetit të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Ministri Haddad tha se ka shumë ndërmarrje franceze që janë të interesuara të investojnë në Kosovë, sidomos në fushën e energjisë. Ai shtoi se Franca e mbështetë perspektivën ekonomike të Kosovës.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë prezantimit të tij, foli për projektet infrastrukturore që lidhin Kosovën me rajonin, me fokus të veçantë në lidhjet dhe infrastrukturën hekurudhore që ndikon në rritjet e shkëmbimeve tregtare dhe ndërlidhjen e vendeve dhe në të njëjtën kohë i shërben agjendës sonë së gjelbër.

Ministri Aliu, gjithashtu foli edhe për projektet dhe politikat mjedisore që synojnë adaptimin e infrastrukturës me ndryshimet klimatike dhe uljen e emetimit të gazrave serre.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh se “me norma të rritjes ekonomike më të larta në rajon, qeverisje të mirë, luftë kundër korrupsionit e informalitetit, e vlera të përbashkëta me kombet e familjes evropiane, Kosova është gjithnjë më tërheqëse për investime nga shtetet evropiane.”

Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tha se “viteve të fundit Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në avancimin e politikave dhe reformave ligjore në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe thjeshtëzimin e procedurave të të bërit biznes fer dhe konkurrues të nxitur nga inovacioni dhe prodhimi”. Ajo gjithashtu veçoi miratimin e Strategjisë për Zhvillimin e Industrisë 2023 dhe investimet në krijimin e 12 parqeve industriale si mbështetje infrastrukturore, ligjore dhe fizike, e prodhimtarisë dhe inovacionit.

Ftesë për investime në agrikulturë dhe në sektorin e procesimit të ushqimit, bëri edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cila tha se Strategjia Kombëtare e Zhvillimit 2030 synon një mjedis miqësor për bizneset në bujqësi dhe i jep përparësi inovacionit dhe parimeve të ekonomisë qarkulluese për të rritur konkurrencën dhe qëndrueshmërinë.

Në përmbyllje të Forumit, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, theksoi se Kosova po shndërrohet shpejt në një destinacion ideal për investime dhe për shërbimet e outsourcing-it të proceseve të biznesit (BPO).

Ai e atribuoi këtë përparim përmirësimeve të qëndrueshme në sundimin e ligjit, lirinë dhe demokracinë, i mundësuar edhe nga partneriteti i gjatë dhe i ngushtë me Francën.

“Stabiliteti politik, i shoqëruar me forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, krijon parashikueshmëri dhe efikasitet – dy faktorë kyç që çdo investitor serioz merr parasysh. Kosova ofron pikërisht këtë”, tha Dalipi.

Gjithashtu lexoni:

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë

MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

KosovaNewss 18/10/2024 18/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?