KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Forumi i biznesit Kosovë-Portugali, hapet rruga drejtë tregut ndërkombëtarë
Ekonomi

Forumi i biznesit Kosovë-Portugali, hapet rruga drejtë tregut ndërkombëtarë

Kosova News
Kosova News 11:23 -19/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Prishtinë për herë të parë po mbahet Forumi i Biznesit Kosovë-Portugali.

Në hapjen e tij, e para e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz tha se mbajtja e këtij forumi do të ndikojë në fuqizimin e ekonomisë.

“Ky event shënon një moment historik mes Kosovës dhe Portugalisë për të fuqizuar ekonominë tonë. Në vitin 2023 Kosova shënoi një rritje ekonomike rekorde. Mbështetja e Portugalisë ndaj Kosovës ka qenë shumë e rëndësishme. Portugalia na ka mbështetur në momente shumë kruciale për vendin. Le ta shfrytëzojmë këtë moment për të arritur qëllimet tona. Qeveria e Kosovës është e gatshme dhe ka krijuar kushte të favorshme për investitorët e huaj”, tha Gërvalla.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci u shpreh se tashmë të dy vendet kanë vendosur themelet e një miqësie parlamentare. Sipas saj, Kosova ka se çfarë të ofrojë për tregun ndërkombëtarë.

“Mbledhja e sotme hapë një kapitull të ri për Kosovën dhe Portugalinë. Ne veçse kemi vendosur themelet e një miqësie parlamentare mes Kosovës dhe Portugalisë. Kosova ofron një partneritet të shkëlqyeshëm në shumë sfera të ndryshme. Vendi ka potencial në shumë sfera dhe ka se çfarë të ofrojë”, shtoi ajo.

Nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello premtoi mbështetjen e mëtutjeshme ndaj Kosovës.

“Lufta e fundit në Kosovë e solli kontigjentin e Portugalisë na këtë vend. Portugalia e njohi pavarësinë e Kosovës në 2008-tën dhe që atëherë është rritur edhe mbështetja për rrugën euro-atlantike”, theksoi ai.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna potencoi se me anë të këtij bashkëpunimi po u hapet rruga bizneseve kosovare drejtë tregut ndërkombëtarë.

“Për herë të parë ne mirëpresim një delegacion kaq të madh të bizneseve portugeze. Kjo ngjarje është një fillim premtues. Sot do të nënshkruajmë dy marrëveshje të cilat do të na mundësojnë zgjerimin e rritjes së partneritet. Së bashkë do të zhvillojmë rrugët e bashkëpunimit ekonomik. Oda Ekonomike e Kosovës është duke punuar me gjithë kapacitetin që të ketë rritje të partneriteteve ndërkombëtare në mënyrë që bizneset tona të gjejnë partnerë ndërkombëtarë”, theksoi Rafuna.

Sot hapet Forumi i Biznesit Kosovë – Portugali

Gjithashtu lexoni:

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli

Kosova News 19/06/2024 19/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Thu
31 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?