KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Forcat speciale të njësisë anti-terror RENEA,  bastisin Ambasadën iraniane në Tiranë (VIDEO)
Rajon

Forcat speciale të njësisë anti-terror RENEA,  bastisin Ambasadën iraniane në Tiranë (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 15:26 -08/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Diplomatët iranianë të enjten kanë braktisur ndërtesën e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe janë nisur për në aeroportin kryesor shqiptar të Rinasit, pas urdhrit të Qeverisë shqiptare që ta lëshojnë Shqipërinë për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Vendimi për dëbimin e diplomatëve iranianë u shpall nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi akuzoi Iranin për “agresion shtetëror” ndaj Shqipërisë për sulmin kibernetik ndaj infrastrukturës qeveritare dhe shërbimeve digjitale gjatë muajit korrik.

Ky është rasti i parë që një shtet ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me një shtet për shkak të sulmeve kibernetike dhe hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s zyrtarisht fajëson Iranin për organizim të një sulmi kibernetik.

Diplomatët iranianë kanë djegur dokumentet e tyre disa orë para se të largoheshin nga Shqipëria.

Forcat speciale të njësisë anti-terror të Shqipërisë janë parë duke u futur në ambientet e Ambasadës iraniane në Tiranë për të kryer kontrolle pas largimit të diplomatëve nga ndërtesa.

Ka zgjatur për mëse dy orë kontrolli i forcave RENEA në godinën e ambasadës së Iranit.

Shefi i NATO-s dënon fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj Shqipërisë

Mediat në TIranë raportojnë se në godinë vijojnë të jenë të pranishëm oficerët e policisë gjyqësore të cilët po këqyrin atë çfarë kanë lënë pas diplomatët e dëbuar.

Sakaq rruga hyrës dhe dalëse në ambasadë vijon të jetë e rrethuar nga forca policore, dhe nuk është e aksesueshme për kalimtarët e rastit.

Gjatë kontrollit në godinë mësohet se forcat e RENEA-s kanë përfshirë edhe qen antieksploziv, ndërsa është dashur edhe përdorimi i forcës për të thyer derën kryesore, pasi diplomatët e larguar refuzuan në shenjë proteste të dorëzonin çelësat.

Gjithashtu lexoni:

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Kosova News 08/09/2022 08/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
17:58 -09/07/2026
Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?