KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Flota e lirisë niset për Gazën: Starti nga Barcelona, mes tyre Greta Thunberg dhe aktorë të njohur
Botë

Flota e lirisë niset për Gazën: Starti nga Barcelona, mes tyre Greta Thunberg dhe aktorë të njohur

Kosova News
Kosova News 17:43 -31/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një flotë ndërkombëtare prej rreth 20 anijesh është nisur nga porti i Barcelonës për të sfiduar bllokadën izraelite ndaj Gazës, duke mbajtur në bord aktivistë, artistë, politikanë, mjekë dhe gazetarë nga e gjithë bota, transmeton KosovaNews.

Kjo iniciativë, e quajtur Flota Globale Sumud, tashmë ka marrë mbështetjen e mbi 44 vendeve dhe synon të dërgojë ndihma humanitare në qytetin e Gazës, duke thyer kështu rrethimin izraelit.

Pas Barcelonës, flotilja do të ndalet në Itali, Greqi dhe Tunizi përpara se të vazhdojë lundrimin në Mesdhe drejt Gazës.

Ndërkaq, është bërë e ditur se arsyeja e nisjes nga ky qytet është se Barcelona, i ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet institucionale me Izraelin pas akuzave për gjenocid në Gaza.

Mes emrave të njohur që marrin pjesë janë aktivistja suedeze Greta Thunberg, aktori irlandez Liam Cunningham, aktori spanjoll Eduardo Fernandez dhe ish-kryetarja e Bashkisë së Barcelonës Ada Colau.

Greta Thunberg: “Po e shikojmë gjenocidin live”

Disa minuta para nisjes, në një konferencë për media në portin e Barcelonës, Greta Thunberg deklaroi se Gaza është shembulli më i qartë i shtypjes, gjenocidit dhe spastrimit etnik.

“ Izraeli po vret dhe bota po e shikon këtë gjenocid drejtpërdrejt. Është tronditëse që njerëzit shikojnë këto pamje në telefon dhe vazhdojnë jetën sikur s’po ndodh asgjë.”

Ajo shtoi se:
“Nëse kjo që po bën Izraeli nuk mjafton për ta nxitur botën të veprojë, atëherë çfarë mund ta bëjë? Heshtja dhe bashkëpunimi i qeverive e bën ato po aq fajtorë sa Izraelin.”

Për mundësinë që flota të ndalet nga ushtria izraelite, Thunberg u përgjigj:
“Plani B është i qartë: do të kthehemi dhe do të nisemi përsëri. Kjo është një mision i pastër, humanitar.”

“Heshtja vret sa bombat”

Nga ana tjetër, aktori spanjoll Eduardo Fernandez tha se: “Gaza është një pasqyrë për të gjithë ne, duam apo s’duam. Çdo anije që shkon atje është një klithmë e dinjitetit njerëzor. Heshtja është bashkëfajësi, dhe heshtja është po aq vdekjeprurëse sa bombat.”

Ndërkohë, edhe aktori irlandez Liam Cunningham publikoi një video të një vajze palestineze të vrarë në Gaza, duke bërë thirrje për sanksione ndërkombëtare kundër Izraelit.
“Mosveprimi i deritanishëm është një dështim i turpshëm historik për botën,” tha Cunningham.

Colau: “Gazës nuk i mungon solidariteti”

Edhe Ish-kryetarja e Barcelonës, Ada Colau, deklaroi se:
“Mobilizimi i shoqërisë civile po i detyron të marrë pozicion institucioneve që nuk kanë guxuar të veprojnë. Izraeli po vret fëmijë, njerëz, po shkel ligjin ndërkombëtar. Gaza nuk është vetëm.”

Aktivistët theksuan se kjo nismë është plotësisht paqësore dhe humanitare.

Çfarë është Flota Globale Sumud?

Fjala “Sumud”, që në arabisht do të thotë “qëndresë” ose “vendosmëri e palëkundur”, lindi pas luftës së vitit 1967 dhe përfaqëson rezistencën e popullit palestinez përmes qëndrimit në tokën e tyre, ruajtjes së identitetit dhe kulturës, si dhe mosbindjes civile pa dhunë.

Ky koncept është shndërruar në një simbol të qëndresës palestineze, shpesh i ilustruar me motive si pema e ullirit dhe gruaja shtatzënë në fshat./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 31/08/2025 31/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
40%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?