Ka folur njëri nga të plagosurit në Shtërpcë. Bëhet fjalë për Milos Stojanovic, i cili nga Spitali i Graçanicës tha se nuk e di arsyen pse u qëllua drejt tyre.
“Na gjuajtën. Ne kishim veshur rroba të Krishtlindjeve dhe dolëm për të bërë fotografi si çdo vit. Një veturë kaloi, u hap dritarja dhe gjuajtën drejt nesh. Për asnjë arsye, ndoshta sepse ne kishim veshur rroba të Krishtlindjeve”, tha ai.
I njëjti është plagosur në dorë, teksa përveç tij është qëlluar edhe një 11-vjeçar.
Lidhur me rastin është arrestuar një person.
Lexo po ashtu:


