KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Flet kryeministri Kurti: Do të dështojnë përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës
Politikë

Flet kryeministri Kurti: Do të dështojnë përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës

Kosova News
Kosova News 15:33 -06/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot nga Prizreni ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku disa përfaqësues nga komuniteti serbë janë dorëhequr nga institucionet e Kosovës.

Kreu i qeverisë, tha se do të dështojnë përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës.

“Unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, shteti ynë është i fortë duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO dhe BE. Kurse liberalizimi i vizave është diçka tjetër, dhe besoj se kjo sagë do të përmbyllet dhe nuk ka lidhje që bëhet në Kosovës, ndoshta në Beograd besojnë një gjë të tillë”, tha ai.

Sipas Kurtit, situata në veri mund të ketë lidhje me planin franko-gjerman.

- Reklamë -

“Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, tha ai.

Ai ka bërë me dije se ka pranuar kërkesa nga qytetarët serbë të Kosovës dhe që kanë kërkesa për çështje të ndryshme.

“Unë nuk kam marrë letra për vendime për targat nga qytetarët serb të Kosovës”, tha Kurti në Prizren, raporton RTKlive.

Kurti ka folur për periudhën që do të jetë në javët dhe muajt në vijim rreht procesit të targave. Sipas tij nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje,  kishte 0 incidente apo ankesa.

Për mundësinë e rrezikimit të situatës së sigurisë, Kurti tha ajo mund të rrezikohet nga grupet kriminale që veprojnë në Kosovë dhe në veri.

 Sipas tij kanë bërë shkatërrime të grupeve kriminale.

Shefi i  ekzekutivit tha se është në kontakt edhe me akterë të tjerë të sigurisë, duke pëffshirë KFOR-in.

Ai ka ftuar edhe një herë qytetarët serbë të Kosovës, të mos i lëshojë vendet të punës.

“Presionin e kanë nga Beogradi dhe jo nga ne”, tha ai.

Daçiq: Refuzuam propozimin franko-gjerman, për ne është e papranueshme që Kosova është shtet i pavarur

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 06/11/2022 06/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?