KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani: Evropa duhet të mbrohet vetë
Botë

Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani: Evropa duhet të mbrohet vetë

Kosova News
Kosova News 20:30 -26/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Friedrich Merz, i cili ka të ngjarë të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pasi fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e së dielës, tha se Shteteve të Bashkuara “nuk u intereson shumë” fati i Evropës, siç është shprehur ai – dhe bëri thirrje që kontinenti evropian të organizojë urgjentisht aftësinë e tij mbrojtëse.

Siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, komentet shënojnë një ndryshim të thellë në përqasjen e vendit me ekonominë më të madhe të Evropës.

Porta e Brandenburgut – dikur kufiri ndërmjet Berlinit lindor dhe perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë – u ndriçua të hënën në ngjyrën blu dhe të verdhë, duke shënuar përvjetorin e tretë të sulmit frontal të Rusisë në Ukrainë.Rreziku nga Moska i dha formë sfondit të zgjedhjeve gjermane të dielën – të fituara nga demokristianët e qendrës së djathtë.

Juergen Harke ishte ndër pjesëmarrësit në tubimin përpara Portës së Brandenburgut.“Shpresoj që qeveria e re do të vazhdojë të furnizojë me armë Ukrainën, se do të punojë së bashku me shtetet evropiane për të krijuar një kundërpeshë të madhe ndaj Rusisë – dhe tani edhe ndaj Trump-it”, thotë zoti Harke.

Nën drejtimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump pati një ndryshim dramatik në politikën amerikane ndaj Ukrainës, duke fajësuar së fundmi Kievin për fillimin e luftës. Uashingtoni ka thënë se siguria evropiane nuk është më përparësi.

Pas fitores në zgjedhjet gjermane të së dielës, udhëheqësi i demokristianëve, Friedrich Merz, tha se administratës së Presidentit Trump, “nuk i intereson shumë fati i Evropës”, siç u shpreh ai.“Është e qartë se ne evropianët tani duhet të jemi në gjendje të veprojmë me shumë shpejtësi dhe se duhet të organizojmë gjithashtu aftësitë tona mbrojtëse me shumë shpejtësi”, tha ai.Zoti Merz është një mbështetës i fortë i lidhjeve transatlantike dhe komentet e tij shënojnë një ndryshim sizmik për Gjermaninë dhe Evropën, thotë analisti Mattia Nelles.

“Ne, si Gjermani, jemi të tronditur dhe krejtësisht të papërgatitur për fundin e Pax Americana-s, dhënien fund të ofrimit të sigurisë për Evropën nga Amerika. Dhe ne tani e gjejmë veten në një pozicion të vështirë për të kryer një tranzicion nga SHBA-të, si garantuesi kryesor i sigurisë, drejt një përqasjeje të drejtuar më shumë nga evropianët. Jo vetëm për Ukrainën, por për organizimin e vetë mbrojtjes sonë. Por Merz ka thënë se është i gatshëm të udhëheqë në këtë drejtim, dhe le të shohim nëse jemi në gjendje ta shtojmë angazhimin”, thotë analisti Nelles.

A mund ta përballojë Evropa që të paguajë për mbrojtjen e saj? Zoti Merz do të duhet ta ndryshojë qëndrimin e tij për çështjet fiskale, thotë analistja Liana Fix.“Ai mund të bjerë dakord për t’iu bashkuar borxhit të përbashkët në nivel evropian, që është urryer gjithnjë nga konservatorët.

Dhe ai mund të pranojë sekuestrimin e pasurive të ngrira ruse, gjë që nuk është bërë deri më tani, por duhet të bëhet së shpejti. Ai ka folur për nevojën që Britania dhe Franca të zgjerojnë ombrellën [e sigurisë] bërthamore për të përfshirë Gjermaninë, si një zgjidhje e mundshme”, thotë analistja Fix.

Demokristianët nuk kanë shumicën. Zoti Merz ka përjashtuar mundësinë e formimit të një koalicioni me partinë e së djathtës së skajshme Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila doli e dyta me një rekord prej 20.8% në votimin e së dielës. Qëndrimi i partive centriste, që refuzojnë të bashkëpunojnë me AfD-në, është kritikuar ashpër nga Uashingtoni.

“Ne e konsiderojmë këtë bllokadë si jodemokratike. Nuk mund të përjashtoni vetiu miliona votues”, thotë Alice Weidel, drejtuese në Partinë Alternativa për Gjermaninë

.Në vend të kësaj, zoti Merz do të fillojë bisedimet e koalicionit me socialdemokratët e Kancelarit në largim Olaf Scholz.Përveç shpenzimeve të mbrojtjes, ulja e emigracionit dhe rritja e ekonomisë në vështirësi të Gjermanisë ka të ngjarë të dominojnë diskutimet./VOA

Gjithashtu lexoni:

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Kosova News 26/02/2025 26/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro
17:43 -16/07/2026
MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?