Skuadra e Dukagjinit ka arritur fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit në garën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.
Dukagjini të dielën pasdite në stadiumin “18 Qershori” në Klinë e mposhti Llapin me rezultatin 3:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të.
Golin e parë për Dukagjinin e realizoi Hekuran Berisha në minutën e 36-të.
Faton Neziri i shënoi dy golat e fundit për skuadrën nga Klina në minutën e 55-të dhe 95-të.
Për Llapin golin e vetën e realizoi Ardit Tahiri nga penalltia në minutën e 65-të.
Llapi nga minuta e 69-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Ahmed Januzi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Dukagjini renditet në pozitën e shtatë me 35 pikë. Llapi mbetet në pozitën e parafundit me 30 pikë.