KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arteta: Jemi gati të mposhtim Real Madrid dhe të shkruajmë historinë
Sport

Arteta: Jemi gati të mposhtim Real Madrid dhe të shkruajmë historinë

Kosova News
Kosova News 18:44 -07/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka shprehur besimin se skuadra e tij është më se gati për ta mposhtur Real Madrid në çerekfinalen e Chmapions League që zhvillohet të martën mbrëma në “Emirates Stadium”.

Duke folur në konferencën para ndeshjes, Arteta ka dhënë lajme pozitive për formacionin, duke u siguruar tifozëve se të gjithë lojtarët janë në dispozicion për këtë përballje të rëndësishme.

“Po, duket se të gjithë janë në dispozicion. Kemi një seancë stërvitore këtë pasdite. Ben White e përfundoi ndeshjen mirë dhe ndjehej mirë pas saj. Edhe të tjerët kanë kaluar mirë dhe dje kanë bërë disa ushtrime për t’u përgatitur për sot”, është shprehur Arteta.

Tekniku spanjoll ka theksuar rëndësinë e mentalitetit të skuadrës, duke deklaruar se ekipi është i bindur për mundësinë e fitores ndaj Real Madrid.

“E martë, ora 20:00, njëmbëdhjetë lojtarë dhe 60 mijë tifozë të bindur se jemi gati për të fituar. Kjo është gjendja mendore që dua të kem. Të jemi ekipi që kemi qenë në çerekun e fundit të sezonit,  me të gjitha ngritjet, uljet dhe sfidat. Aty qëndron forca jonë më e madhe”, ka thënë ai.

Arteta beson se lojtarët janë të përgatitur dhe të motivuar për të përballuar çdo sfidë.

“Besoj se lojtarët janë të bindur. Nëse do të më duhej t’i bindja, atëherë do të kishim një problem. Ata e dinë saktësisht çfarë duhet të bëjnë”, ka thënë ai.

Për trajnerin e Arsenalit, ndeshja e martën është një mundësi e shkëlqyer për ta shkruar historinë e klubit.

“Është një nga gjërat më të veçanta. Është një garë për të cilën kemi pritur shumë vite. Fakti që në 15 vitet e fundit kemi arritur vetëm dy herë në këtë fazë, tregon sa e vështirë është. Tani duam të krijojmë historinë tonë dhe të shkojmë edhe më tej. Nesër është një mundësi e bukur për të gjithë ne”, është shprehur ai.

Përballë një kundërshtari të fortë si Real Madrid, Arteta është ndalur edhe te rreziku që paraqet sulmi i madrilenëve, veçanërisht emrat si Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.

“Me cilësitë individuale që ata kanë, veçanërisht kur i vendos në situata të caktuara, e di çfarë rreziku të pret. Prandaj janë kaq konstantë në këtë garë. Ata mund të krijojnë momente që vendosin fatin e ndeshjes, veçanërisht në skenat më të mëdha. Ato janë vendimtare për suksesin e skuadrës, dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i parandaluar”, ka thënë tekniku spanjoll.

Gjithashtu lexoni:

Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Kosova News 07/04/2025 07/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?