KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Finlanda mban zgjedhjet presidenciale
Botë

Finlanda mban zgjedhjet presidenciale

Kosova News
Kosova News 10:26 -28/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Finlandezët po votojnë më 28 janar për të zgjedhur presidentin e ri. Rëndësia e këtij posti është rritur pas rritjes së tensioneve me Rusinë fqinje, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Edhe pse fuqitë e presidentit janë të kufizuara, kreu i shtetit – i cili është komandant suprem i forcave të armatosura të Finlandës – ndihmon në drejtimin e politikës së jashtme në bashkëpunim me Qeverinë, që nënkupton se ndryshimi i peizazhit gjeopolitik në Evropë do të jetë shqetësimi kryesor gjatë dimrit.

Në garë janë nëntë kandidatë, por dy konsiderohen si kryesorë: ish-kryeministri konservator, Alexander Stubb, dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Haavisto nga Partia e Gjelbër, i cili garon si i pavarur.

Sipas sondazheve, i treti është kandidati i ekstremit të djathtë, Jussi Halla-aho, që ekspertët besojnë se mund të dalë edhe i dyti në garë.

Qendra e votimit janë hapur në orën 09:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Raportet mes Moskës dhe Helsinkit u përkeqësuan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, duke nxitur Finlandën t’i bashkohet NATO-s në prill të vitit 2023.

Rusia dhe Finlanda ndajnë një kufi prej 1.340 kilometrash. Në gusht të vitit 2023, Finlanda përjetoi një fluks të migrantëve pa viza që hynë nga kufiri i saj lindor.

Helsinki pretendoi se Moska po shtynte migrantët që të destabilizonin vendin dhe Finlanda mbylli kufirin e saj lindor në nëntorin e kaluar.

“Jemi në një situatë ku Rusia dhe veçmas Vladimir Putini po përdorin njerëzit si armë”, tha Stubb gjatë debatit të kandidatëve për president të mbajtur m herët gjatë javës.

“Në këtë rast do të vendosin të parën sigurinë e Finlandës”, tha ai, kur foli për çështjen e migrantëve.

Kundërkandidati i tij, Haavisto theksoi se Finlanda “duhet t’i dërgojë Rusisë një mesazh të qartë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë”.

Pas periudhës së Luftës së Ftohtë, Helsinki ka mbajtur raporte të mira me Moskën.

Presidenti aktual, Sauli Niinisto – mandati i dytë gjashtëvjeçar i të cilit po mbaron – dikur e kishte cilësuar veten si person me lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, por më pas ai u shndërrua në një nga kritikët më të ashpër të udhëheqësit rus.

Sipas një sondazhi të publikuar nga transmetuesi publik, Yle, Stubb pritet të udhëheqë garën me 27 për qind të votave, pasuar nga Haavisto me 23 për qind dhe Halla-aho me 18 për qind.

Stubb ka qenë kryeministër i Finlandës nga viti 2014 deri më 2015, ndërkaq Pekka Haavisto ka mbajtur disa poste ministrore.

Rundi i balotazhit është caktuar për 11 shkurt, nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton mbi 50 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve./rel

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Kosova News 28/01/2024 28/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
77%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
33 °C
Wed
25 °C
Thu
28 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit
18:56 -20/07/2026
Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave
18:50 -20/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës
18:04 -20/07/2026
Aksident trafiku në Istog, humbin jetën dy persona
17:57 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?