Sonte mbahet finalja e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, ku garojnë 25 shtete. Këtë finale në ambient të hapur në kryeqytet mund ta ndiqni përmes një organizimi të RTK-së dhe Ambasadës suedeze.
Ambasador i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, tha se është i lumtur që në Suedi organizohet Eurovizioni. Ai u shpreh i kënaqur me organizimin që finalja të përcillet nga sheshi.
Kurse, drejtor i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka theksuar se ka pasur angazhim që Kosov të jetë pjesëmarrëse sivjet si mysafire në Eurovision. Por, sipas tij, po kjo u bë e pa munduar për shkak të krizave globale.
Ai premtoi angazhim që vitin e ardhshëm Kosova të jetë pjesëmarrëse në Eurovision.
“Kemi plane të mëdha e serioze që në vitin e ardhshme Kosova të jetë e përfaqësuar si garuese në Eurovision. Si transmetues publik ia kemi borxh publikut që Kosova të jetë pjesëmarrëse”, ka thënë Ahmetxhekaj.