Presidentja e vendit Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në hapjen zyrtare te edicionit e 10-të, të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë.
Përmes në postimi në facebook, Osmani ka thënë se Java Globale e Ndërmarrësisë është javë e storieve të jashtëzakonshme të suksesit, punës së palodhshme, përkushtimit e angazhimit të pashoq, si dhe shquhet për vendtakim të personaliteteve inspiruese dhe vajzave e djemve të cilët duan me ngulm t’ishndërrojnë idetë e tyre në nisma konkrete.
“Kënaqësi e veçantë ta organizojmë këtë edicion nën patronatin e Presidencës së Republikës. Uroj që kjo javë të jetë javë e nismave, ideve e partneriteteve të reja në dobi të komunitetit dhe shoqërisë sonë.”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Postimi i Plotë:


