Komuna e Shtimes ka njoftuar se tashmë ka filluar të realizohet testi “PISA 2025” në Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime, në të cilin janë përfshirë 50 nxënës, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim do t’i nënshtrohen edhe 101 nxënës tjerë të ShMU “Emin Duraku”, Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime dhe ShFMU “Idriz Ajeti”.
“Fokusin kryesor këtë herë testi “PISA” e ka shkencën dhe mjedisin, i cili është realizuar tërësisht në mënyrë digjitale”, citohet të ketë thënë udhëheqësi i Sektorit të Arsimit, Lulzim Sahiti, duke bërë të ditur se për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e këtij testi është angazhuar zyrtarja e DKA-së, Tringa Xhelili, kurse koordinator për shkolla kanë qenë mësimdhënësit: Shpresim Mahmuti, Ferid Shaqiri, Hetem Neziraj dhe Valbona Deliu.
“PISA apo Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, është program i Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), i cili mbahet çdo 3 vjet. Qëllimi i PISA-s është t’i vlerësojë një numër nxënësish të moshës 15-vjeçare rreth njohurive dhe shkathtësive të tyre në tri fusha: matematikë, shkencë dhe lexim”, thuhet në njoftim