Takimi ndërmjet presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tashmë ka filluar.
Ndërkohë që ishte parashikuar një takim kokë më kokë, Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se secila palë do të përfaqësohet nga tre anëtarë në bisedime.
Të dy udhëheqësit janë ulur në tavolinën e diskutimeve së bashku me ekipet e tyre.
Në anën amerikane të tryezës, Trumpin e shoqërojnë sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari special, Steve Witkoff. Ndërsa nga pala ruse, Putinin e shoqërojnë ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov.
Ky takim synon të vendosë themelet për paqen dhe t’i riforcojë pozitat ndërkombëtare të Rusisë dhe SHBA-së. Ndërkaq, liderët evropianë kanë shprehur shqetësim për pasojat e mundshme pas takimit.


