Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se në komunën të cilën ai e udhëheqë ka filluar fushata e korrje-shirjeve.
Hyseni, tutje bëri të ditur se në këto të mjellura në Gjilan janë rreth 3100 hektarë grurë, 100 hektarë elb dhe 10 hektarë thekër.
Ai, po ashtu shtoi se për vitin 2023 do të rritet sasia e farës për 40% që do të jetë për 200 ton.
“??Fushatën e korrje-shirjeve e hapëm bashkë me fermerët e kombajnerët e komunës, ku të mbjellura kemi rreth 3100 hektarë grurë, 100 hektarë elb dhe 10 hektarë thekër.
?Me projektin për farën e grurit për mbjelljet aktuale, kemi përkrahur fermerët tanë me 140 tonë grurë. Duke konsideruar se kultivimi i grurit është me shumë interes për shoqërinë, për këtë vit planifikojmë të rrisim sasinë e farës për 40%, që do të jetë 200 ton.
?Punë të mbarë të gjithë fermerëve në fushatën e korrje-shirjeve. Qoftë ky vit i bereqetshëm!
#aferprodhuesvevendor #perbujqesine?”, ka shkruar Hyseni në facebook.


