KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillon manifestimi Epopeja e UÇK-së, 27 vjet lavdi
Lajme

Fillon manifestimi Epopeja e UÇK-së, 27 vjet lavdi

Kosova News
Kosova News 08:23 -05/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sulmi i gjerë që Serbia e kishte ndërmarrë në Drenicë për të eliminuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte kthyer në një rrethim të hekurt për Lagjen e Jasharëve në Prekaz, që ishte qendra dhe simboli i luftës për liri në Kosovë.

Kjo ngjarje e rëndë më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998 kishte ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore, dhe vazhdon të jetë një kujtim i lavdishëm për historinë e kombit tonë.

Në fakt, sot bëhen 27 vjet nga rënia e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, që bashkë me familjen e tij dhe Jasharët e tjerë e mbrojtën Kosovën nga okupatori serb. Me rënien heroike të tij, Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Në Lagjen e Jasharëve në Prekaz është ngritur monumenti më i madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe më 5, 6 e 7 mars të çdo viti, kombi shqiptar kthehet me respekt dhe admirim për ta kujtuar këtë ngjarje të lavdishme të historisë sonë më të re.

Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të ‘Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’ (UÇK), presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që do të zhvillohet sot, më 5 mars.

Po ashtu, më herët gjatë ditës, në orën 10:00, do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shënimin e 27-vjetorit të ‘Epopesë së UÇK-së’, që do të zhvillohet në ndërtesën e qeverisë.

Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja Osmani do të marrë pjesë në këtë ceremoni, e cila do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në orën 12:00.

Njëkohësisht, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së.

Në agjendën e publikuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës theksohet se edhe në kuvendet komunale të Kosovës do të mbahen seancat solemne. 

Pjesë e aktiviteteve, do të jetë edhe ligjërata në shkollat e Kosovës ku ora e parë mësimore do t’i kushtohet ‘Epopesë së UÇK-së;.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe me 6 mars, ku krerët e shtetit dhe institucioneve do të bëjnë homazhe ne Prekaz, ndërsa që do të mbahet edhe skedimi përkujtimore në Prishtinë.

‘Epopeja e UÇK-së’ do të përmbyllet si zakonisht me 7 mars me “Natën e Zjarreve” në Prekaz dhe me programit artistik në Skenderaj.

Gjithashtu lexoni:

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura

Haradinaj: Ilirin e Hazirin do t’i nderojmë dhe përkujtojmë përjetë

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Tentim vrasje në Viti

Kosova News 05/03/2025 05/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?