Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë në terren dhe ka njoftuar se nga sot asnjë reklamë më nuk do të ketë në autoudhë të Kosovës.
“Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale”, ka njoftuar Durmishi.
Zëvendësministri theksoi se tash e tutje reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat./KosovaNews/





