Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 35-të (me kodin 4444), në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili po dëshmon me masa mbrojtëse.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari, i cili është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, do të zgjasë një ditë.
Gjyqtari Smith III tha se ZPS ka paraparë një orë që të marrë në pyetje këtë dëshmitar. Ndërsa, mbrojtja e viktimave ka paraparë 15 minuta dhe mbrojtja e të akuzuarve 4 orë e gjysmë, shkruan Betimi për Drejtësi.
Pyetjet për dëshmitarin ka filluar t’i parashtrojë Zyra e Prokurorit të Specializuar.


