Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka njoftuar se ka filluar patrullimin me ‘’veturën inteligjente’’ në rrugët e rajonit të Ferizajt.
‘’Vetura inteligjente’’ është e pajisur me senzorë e radarë e cila gjatë patrullimit monitoron rrugën, identifikon kundërvajtësit, bënë matjen e shpejtësisë se mjeteve në lëvizje në këndin 360 shkallë.
Gjithashtu, kjo veturë ka mundësinë për detektimin e automjeteve në tejkalim në vijë të plotë, përdorimin e telefonit dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacionin , e më pas të dhënat i dërgon në kohë reale në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës dhe pastaj shqiptohet gjoba, sipas kundërvajtjes së shkaktuar.
Policia Rajonale e Ferizajt , apelon te shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes në komunikacion, ngaqë ‘’vetura inteligjente’’ mund të detektojë kundërvajtjet në lëvizje dhe të gjobiten pa u ndalur.
Veç kësaj ,policia fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.


