Kanë filluar punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik në njërën ndër rrugët kryesore të qytetit të Gjilanit.
Në këtë pjesë vazhdimisht ka pasur grumbullim të ujit, i cili ka përfunduar gjithandej rrugës, derisa tash e tutje uji do të lëviz shkoj nëpërmjet gypit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Bekim Salihun, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në rrugën “Mulla Idrizi”.
I pari i Gjilanit, tha se filluan javën në rrugën “Mulla Idrizi”, aty ku po punohet me intensitet të lartë për rregullimin e kanalizimit atmosferik.
“Ky projekt me vlerë rreth 200,000 euro do t’i japë qytetit tonë një zgjidhje afatgjate dhe do të rrisë sigurinë në qarkullim”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i komunës, theksoi se në bashkëbisedim me punëtorët në terren, panë nga afër progresin dhe planifikimet për përfundim sa më të shpejtë të projektit.