FIFA ka shpallur organizatorët e Kupës së Botës për vitet 2030 dhe 2034. Në një Kongres të jashtëzakonshëm në Katar, u vendos që tri kontinente dhe gjashtë shtete do të presin këto ngjarje globale.
Maroku, Spanja dhe Portugalia do të jenë nikoqirët e Kupës së Botës 2030, ndërsa Arabia Saudite do të organizojë turneun më 2034.
Gara për organizimin e Kupës së Botës u hap tetorin e kaluar, dhe vendimi përfundimtar u mor në Kongresin e jashtëzakonshëm, ku nikoqirët u zgjedhën me aklamacion.
Nuk u kërkua votim zyrtar, pasi 211 anëtarët e FIFA-s kishin përfunduar votat para Kongresit.
Arabia Saudite do të jetë vendi i dytë nga Lindja e Mesme që organizon këtë ngjarje, pas Katarit në 2022.
Introducing the hosts for the next two editions of the @FIFAWorldCup! 🏆
— FIFA (@FIFAcom) December 11, 2024
Morocco, Portugal and Spain will host in 2030, with centenary celebration matches in Argentina, Paraguay and Uruguay.
Four years later, Saudi Arabia will host the FIFA World Cup 2034™. pic.twitter.com/WdOEdNEVxH


