KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës
Sport

FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës

Kosova News
Kosova News 14:07 -09/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një shkrese nga presidenti Agim Ademi drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidentit të RFEF-së, Rafael Louzan ka paraqitur notë proteste ndaj veprimit të papranueshëm të Federatës Spanjolle të Futbollit, e cila në komunikimet e saj zyrtare në prag të ndeshjes kualifikuese për Evropianin 2027, Kosovë-Spanjë, iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”.

Ekipi i Kosovës U-21 do të luajë sot (e martë) në Prishtinë kundër Spanjës U-21 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2027.

Megjithatë, një postim i faqes zyrtare të RFEF, ku i referohej Kosovës si “territori i Kosovës” ka bërë bujë të madhe dhe është akt i papranueshëm.

FFK nuk ka qëndruar duarkryq ndaj këtij referimi ofendues dhe tashmë ka dërguar një notë proteste drejt UEFA-s.

Lexo po ashtu:

Skandal nga Spanja, refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet – i referohen si “territor”

Shkresa e plotë:

I nderuar President Çeferin,

Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë me shëndet të mirë.

Në këtë periudhë të ngarkuar, do të preferoja të adresoja çështje më konstruktive dhe më vizionare që lidhen me të ardhmen e futbollit evropian. Mirëpo, fatkeqësisht, sërish jam i detyruar të ngre një problem që vazhdon të dëmtojë përfaqësimin tonë në garat evropiane, e që lidhet me mënyrën se si disa federata anëtare trajtojnë ekipet tona kombëtare.

Rasti i fundit ka të bëjë me Federatën e Futbollit të Spanjës (RFEF), e cila në kanalet e saj zyrtare në rrjetet sociale i është referuar Kosovës si “Territori i Kosovës”. Një qasje e tillë e mohon sovranitetin e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe i përfaqësuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, anëtare e barabartë dhe e plotë e UEFA-s, ashtu siç është edhe vetë RFEF.

Për fat të keq, nuk është hera e parë që përballemi me një sjellje të tillë nga Federata e Futbollit të Spanjës dhe ne e konsiderojmë këtë plotësisht të papranueshme. UEFA qëndron mbi vlera si uniteti, respekti dhe barazia ndërmjet të gjithë anëtarëve të saj, prandaj këto parime duhet të respektohen jo vetëm në veprime, por edhe në fjalë, nga çdo federatë anëtare.

Prandaj, kërkojmë nga UEFA një reagim të qartë dhe të menjëhershëm për këtë çështje, si dhe një korrigjim publik dhe pranim zyrtar nga Federata e Futbollit të Spanjës, duke e pranuar se veprimet e tyre ishin të papërshtatshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të UEFA-s.

Ne shpresojmë dhe besojmë se Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të trajtohet si një anëtare e barabartë e UEFA-s, jo vetëm nga vetë UEFA, por edhe nga të gjitha federatat tjera kombëtare.

Ju falënderoj sinqerisht për vëmendjen ndaj këtij problemi serioz dhe presim veprime të shpejta në mbështetje të kësaj çështjeje.

Me respekt,

Agim Ademi

President

Gjithashtu lexoni:

Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Gjendet pa shenja jete një person

Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos

Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë

Kosova News 09/09/2025 09/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu takon përfaqësuesit e “Albanians for America”
13:48 -27/07/2026
Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
13:45 -27/07/2026
Dogana ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit, dyshohet se rrezikonin shëndetin e qytetarëve
13:05 -27/07/2026
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik
12:19 -27/07/2026
Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030
12:16 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?