KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas Prishtinës, “Sunny Hill” do të mbahet edhe në Tiranë
Kulturë

Pas Prishtinës, “Sunny Hill” do të mbahet edhe në Tiranë

Kosova News
Kosova News 09:59 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

“Sunny Hill Festival 2022” është rikthyer në Prishtinë, pas anulimit të tij dhe zhvendosjes pak ditë më parë në Tiranë.

Rikthimi i festivalit në Prishtinë, nuk ka bërë që të anulohet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Përmes një njoftimi, organizatorët kanë bërë të ditur se, festivali përveq Prishtinës, do të mbahet edhe në Tiranë më 26-27-28 Gusht, 2022.

Përmes një deklarate të përbashkët të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës dhe organizatorëve të Sunny Hill Festival, është bërë e ditur se festivali po rikthehet në data që ishte planifikuar edhe më herët.

‘Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022”, thuhet ndër tjera në deklaratën e përbashkët.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter

“Sunny Hill Festival – edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! Shumë i lumtur që edicion special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në 4,5,6, e 7 gusht, kurse në Tiranë në 26, 27, dhe 28 gusht. Një super lajm. Bashkë”, ka shkruar Veliaj në postim.

? Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! ?? ♥️??

Shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në 4, 5, 6 e 7 gusht, kurse në Tiranë në 26, 27 dhe 28 gusht.

Një super lajm! ❤️

BASHKË! ?? #SharingIsCaring pic.twitter.com/LyTkysgQog

— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) June 20, 2022

Theksojmë që ditë më parë festivali u anulua në Prishtinë për t’u zhvendosur në Tiranë, ndërkohë tashmë pritet të mbahet në të dyja kryeqytetet.

Në festival tashmë janë bërë të ditur disa prej performuesve që do të jenë pjesë e tij, teksa është njoftuar se në ditë në vazhdim do të bëhen të ditur edhe emra të tjerë, në mesin e tyre edhe dy artistë të mëdhenj botëror.

Kujtojmë që, festivali po rikthehet këtë vit pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë COVID-19. 

Gjithashtu lexoni:

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

TAGGED: Sunny Hill 2022
Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?