KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ferronikeli ndalon prodhimin deri në fund të vitit – Menaxhmenti: Vendim i domosdoshëm për shkak të krizës energjetike dhe ekonomike
Ekonomi

Ferronikeli ndalon prodhimin deri në fund të vitit – Menaxhmenti: Vendim i domosdoshëm për shkak të krizës energjetike dhe ekonomike

Kosova News
Kosova News 10:48 -10/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas një periudhe prej 17 muajsh të pezullimit të prodhimit, menaxhmeti i ndërmarrjes “Newco Ferronikeli”, ka vendosur ndalimin e plotë të aktivitetit prodhues deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Lajmin e ka konfirmuar, Shpend Gudaqi udhëheqës i Zyrës për Ndërlidhje me Komunitetin në Ferronikel.

Sipas tij, menaxhmeti është detyruar të marrë vendimin e vështirë për të fikur plotësisht furrën elektrike nga gjendja e ngrohtë, si dhe për të reduktuar orarin e punës për një numër punëtorësh, duke filluar nga data 16 prill 2025.

“Përballë një krize të zgjatur, pa shenja të përmirësimit të shpejtë, menaxhmenti i NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është detyruar të marrë vendimin e vështirë për të fikur plotësisht furrën elektrike nga gjendja e ngrohtë, si dhe për të reduktuar orarin e punës për një numër punëtorësh, duke filluar nga data 16 prill 2025”, ka thënë Gudaqi.

Tutje ai tha se kjo masë është e diktuar nga faktorë të rëndë ekonomikë: çmimet e larta dhe të paqëndrueshme të energjisë elektrike në tregun e hapur, si dhe çmimet e ulëta dhe të paqëndrueshme të nikelit në bursat ndërkombëtare.

“Këta faktorë kanë krijuar vështirësi serioze për kompaninë tonë gjatë 17 muajve të fundit, duke e bërë të pamundur prodhimin dhe shitjen e rezervave të depozituara për një periudhë të gjatë kohore”, u shpreh ai duke shtuar se pavarësisht sfidave të mëdha, asnjë punëtor nuk ka humbur vendin e punës.

“Megjithatë, racionalizimi i shpenzimeve është bërë i domosdoshëm, me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar të kompanisë dhe mbrojtjen e së ardhmes së saj. NewCo Ferronikeli Complex L.L.C po ndjek me vëmendje zhvillimet në tregjet e metaleve dhe të energjisë elektrike, me synimin që t’i kthehet prodhimit sapo të krijohen kushtet për operim të qëndrueshëm dhe pa humbje”, ka thënë ndër të tjera Gudaqi /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian

Tirana bën bashkë liderët në samitin e Komunitetit Politik Evropian

Sot mot i vranët e me shi

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen

Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje

Kosova News 10/04/2025 10/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata në Kaçanik
09:47 -16/05/2025
Presidentja Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian
09:27 -16/05/2025
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave lidhur me veprën:”Lëndim i lehtë trupor
09:07 -16/05/2025
Tirana bën bashkë liderët në samitin e Komunitetit Politik Evropian
08:52 -16/05/2025
Sot mot i vranët e me shi
08:33 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?