KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ferizaj: Pesë shoferë ndëshkohen për shpejtësi dhe shkelje të rënda në trafik
Siguri

Ferizaj: Pesë shoferë ndëshkohen për shpejtësi dhe shkelje të rënda në trafik

Kosova News
Kosova News 18:19 -24/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj pesë shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit.

Kontrollet janë realizuar përmes veturës inteligjente të policisë, e pajisur me radarë të avancuar që monitorojnë rrugën në 360°, lexojnë targa dhe regjistrojnë kundërvajtje në kohë reale.

Rastet e regjistruara:

Në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, shoferi A.A. (26 vjeç), me veturë Mercedes, u kap duke lëvizur me 101 km/h.

Në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, afër pikës së karburantit “Bubeari Petrol”, në zonën me kufizim 40 km/h, u kapën:

Sh.I. (20 vjeç), me VW Golf – 132 km/h

U.P. (20 vjeç), me VW Golf – 119 km/h

B.L. (24 vjeç), me VW Pikap – 109 km/h

Këta shoferë u gjobitën me 200–300 euro, morën 2–3 pikë negative dhe iu është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit për 3 muaj.

Ndërsa në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, afër “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik, shoferi B.O. (27 vjeç), me Audi, ka tejkaluar veturën e policisë me targa civile, duke mos respektuar shenjat e trafikut dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit në rrugë.

Atij iu shqiptua gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 3 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit, duke paralajmëruar se kontrollet me veturën inteligjente do të vazhdojnë për të identifikuar shkeljet dhe parandaluar aksidentet me pasoja.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Kosova News 24/08/2025 24/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?