KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fëmijët e vrarë dhe zhdukur gjatë luftës – Qeveria e Kosovës hap linjë telefonike për kontakt me qytetarë
Politikë

Fëmijët e vrarë dhe zhdukur gjatë luftës – Qeveria e Kosovës hap linjë telefonike për kontakt me qytetarë

Kosova News
Kosova News 13:40 -17/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka hapur një linjë telefonikë dhe një e-mail adresë për të komunikuar me qytetarët  për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës.

“Për prindërit, familjarët dhe dëshmitarët e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, hapëm linjë telefonike dhe e-mail adresë.  Na kontaktoni dhe bëhuni pjesë e konsultimeve mbi projektin e memorialit. Tel: 046 222 006 apo e-mail: [email protected]”, thuhet në një njoftim të Qeverisë

Dje në kabinetin e ministrit Hajrulla Çeku, është nënshkruar memorandum mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Universitetit të Prishtinës, i cili siç bëhet e ditur, ka për qëllim konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

Ky memorandum u finalizua me nënshkrim pasi Qeveria e Kosovës po planifikon ndërtimin e një memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Në fakt, vitin e kaluar, Qeveria ka filluar përgatitjet për zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”.

Për këtë qëllim është themeluar një Komision Ministror e një Grup punues i cili kryesohet nga deputetja Saranda Bogujevci, që gjatë luftës i mbijetoi 16 plumbave të ushtrisë serbe e të cilët ia vranë 14 anëtarë të familjes.

Vit pas viti që nga çlirimi i Kosovës, në qershor të viti 1999-të, mijëra qirinj janë ndezur e kurora me lule janë vendosur në kujtim të 1 mijë e 133 fëmijëve sa besohet se janë vrarë gjatë luftës së fundit në nivel vendi.

Gjithashtu lexoni:

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur

Kosova News 17/03/2023 17/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?