Një fëmijë i moshës 4 vjeçare nga Mitrovica kishte përpirë një monedhë metalike, i cila kishte depërtuar në lukth duke i’a rrezikuar seriozisht shëndetin.
Pas komplikimit të gjendjes shëndetësore, fëmija ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
“Janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe pastaj specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, përmes metodave endoskopike, fëmijës i larguan monedhën metalike nga lukthi”, thuhet në një njoftim për medie nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Në njoftim thuhet se tani fëmija gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.
Në këtë rast mjekët apelojnë te prindërit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të lejojnë që fëmijët të mbajnë monedha metalike dhe gjësende të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të ju shkaktojnë telashe shëndetësore.
