KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fejza: Për VV-në është e pranueshme cila do datë për mbajtjen e zgjedhjeve
Politikë

Fejza: Për VV-në është e pranueshme cila do datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Kosova News
Kosova News 13:52 -16/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza tha se do e pranojnë çfarëdo date për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Ajo u shpreh se rezultati i zgjedhjeve dihet, ndërkohë që nuk e konfirmoi nëse propozimi i LVV-së është 2 shkurti.

Para mediave ajo theksoi se që nga fillimi i mandatit të partisë në pushtet, opozita ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet.

“Që prej kur ka filluar mandati i qeverisjes së Vetëvendosjes, opozita ka qenë vazhdimisht jashtëzakonisht kërkuese që të mbahen zgjedhjet. Madje ju keni qenë dëshmitarë të shumë proceseve në Kuvendin e Kosovës, të cilat janë zvarritur me kërkesën e opozitës që të shkojmë në zgjedhje. Tash kur po i afrohemi vërtetë zgjedhjeve, opozita si duket është bërë më racionale dhe po flet për datë konkretisht.

Ne e kemi thënë vazhdimisht që ne kemi qenë të gatshëm për zgjedhje dhe sidomos tani që jemi në gjashtë mujorin e fundit të qeverisjes, neve data e përcaktuar kështu nuk është shumë e rëndësishme, sa është e rëndësishme gatishmëria për të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo i mbetet pastaj presidentes për ta caktuar. Ne kemi dërguar normalisht propozimin tonë, vendimi përfundimtar sigurisht që i takon presidentes”, deklaroi ajo.

Armend Muja thotë se PDK-ja gënjeu të enjten që do të shpenzohen 20 milionë euro për libra

Deputetja Fejza tha se Vetëvendosja e ka dërguar një propozim tek presidentja dhe se është e pranueshme cila do datë që caktohet për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ne e kemi dërguar një propozim, mirëpo ne mendojmë se cila do datë që vendoset nga presidentja është e pranueshme sepse edhe kur opozita insistonte me ngulm që të kishte zgjedhje, ne ju thamë që të shkojmë në zgjedhje por ata u zmbrapsen.

Prandaj, në këtë linjë prapë po them që cila do datë që caktohet nga presidentja për neve është e pranueshme…Ky është një propozim që e kemi bërë tek presidentja, arsyeja pse unë mendoj që nuk po e konfirmoj nëse është 2 shkurti apo jo, për faktin se ne e kemi bërë obligimin tonë si parti mirëpo presim që të përcaktohet data sepse besojmë që pavarësisht se cila është data, rezultati i zgjedhjeve dihet”, shtoi ajo. 

VV-ja propozon 2 shkurtin si datë të zgjedhjeve

Gjithashtu lexoni:

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata

Kosova News 16/08/2024 16/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër
13:51 -19/06/2026
VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit
13:40 -19/06/2026
KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin
13:14 -19/06/2026
Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe
13:08 -19/06/2026
Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij
12:19 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?