KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fehri Qerimi – poet i dëshmuar në letrat shqipe
Kulturë

Fehri Qerimi – poet i dëshmuar në letrat shqipe

Kosova News
Kosova News 10:38 -13/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkruar nga: Isak Ahmeti

I. Në fillim

Këto ditë jam marrë, përveç tjerash, edhe me leximin dhe rileximin e tri veprave poetike të Fehri Qerimit, poet ky tashmë i dëshmuar, edhe sipas vlerësimit të Ramadan Musliut, me konsistencën e konceptit të tij krijues: kërkim i figurës, eksplorim i gjuhës  dhe dendlsim të shprehjes deri në krijimin e gjendjeve aktive poetike, cilësi të cilat ka arritur vazhdimisht, me shumë finesë t’i ngrisë  artistikisht dhe estetikisht  për një shkallë më të lartë.

Ky poet, ish nxënës i im, i dalluar, tashmë edhe koleg dhe profesor i përkushtuar në procesin edukativo-arsimor , me tri veprat e tij poetike, të cilat m’i ka dhuruar me dedikim të veçantë, (për çka e falënderoj publikisht  nga zemra!), është bërë i njohur në letrat shqipe  sidomos me konsistencën e konceptit të tij krijues…

II. Pak shënime nga jetëshkrimi

Fehri Qerimi është i lindur  më 1960 në Tërpezën e Hysen Tërpezes , Komuna e Vitisë. Ka kryer Degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Fakultetin  Filozofik , Universiteti i Kosovës ,në Prishtinë. Punon si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Shkollën Ekonomike ”Faik Konica”, në Ferizaj. Ka qenë edhe drejtor i Drejtoratit  Komunal për arsim ku është dalluar, me përkushtimin e tij të veçantë, për ndryshimin pozitiv të arsimit dhe edukimit në Komunën e Vitisë.

Njihet si bashkëpunëtor me shumë gazeta dhe periodikun letrar.

III. VËLLIMET POETIKE 

Pas vëllimit të parë poetik: NATA E SHËN LUÇISË (“Rozafa”,2004 , që është pritur shumë mirë edhe nga lexuesit edhe nga kritika letrare, vjen me vëllimin e dytë poetik me titullin përmbledhës: HOLLËSI KUJTESE, ”Buzuku”,2006,  të realizuar mjaft bukur artistikish dhe me një stil poetik mjaft të stabilizuar , gjithsesi origjinal.

Ndërkaq në vitin 2019, poeti Fehri  Qerimi vjen me librin e tretë poetik me titull ËNDËRR PA Gjumë,  ku kemi të përfshirë një lirikë artistikisht të përkryer.

A) NATA E SHËN LUÇISË, poezi,

 redaktorë: Sali Bashota & Ramadan Musliu, dy poetë të njohur në letrat shqipe.

Këtë libër autori në fjalë e ka strukturuar në gjashtë cikle:

I.KËNGA E SPRASME NË ZALLISHTË,

II.DIL RRUGËS MËNGJESORE SHTRUAR KREJT ZHAVOR,

III.NË DORË MBAJA FRESKUN E PËRHËNSHËM,

IV.NATA E SHËN LUÇISÇË,

V.ASHT I THYER NË ASHT,

ZGJUAR SI ZYMBYLI.

Me këtë libër, autori në fjalë, ka arritur mjaft bukur të integrohet, siç e ka vënë re me të drejtë  edhe Ramadan Musliu, në procesin poetik aktual. Në poezinë e këtij libri ndeshim shquarjen e aspektit  poetizues të motivit , duke riaktualizuar problemin së brendshmi…

B) HYLLËSI KUJTESE , poezi,

 libri i dytë poetik  i poetit Fehri Qerimi.

Editor Hana & Abdullah Zeneli. Ky libër  është strukturuar në shtatë cikle :

I.RRUGA QË NDIZET ME QIRINJ,

II.NË BEZËN E BARDHË,

III.FIGURË E RE NË DIAGRAM,

IV.INTERMEXO

V.HOLLËSI KUJTESE,

VI.MYJA E ASHTIT,

VII.FAQE E RE.

Librit në fjalë i paraprin një Parathënie përmbajtësore  e shkruar me mjaft kompetencë nga poeti dhe studiuesi elitar, Ramadan Musliu. Këtu  autori na vjen , me shumë finesë ,me një botë poetike të individualizuar ,me një botë  me parashenjat e veta identifikuese( Paeathënie ,fq.5). Është ky një libër i rrallë, që duhet lexuar dhe rilexuar për ta kuptuar dhe  shijuar  bukurinë  e fjalës poetike.

C. ËNDËRR PA GJUMË,c

editor: Hana & Abdullah Zeneli, ndërsa përgatitur për shtyp nga Marigonë Kelmendi. Ky libër, të cilit i paraprin shkrimi analitik dhe përmbajtësor me titull: POETIZIMI I ANKTHIT POETIK, i Ramadan Musliut,¹ është strukturuar në pesë cikle siç. vijon:

I.TEJPËRTEJ ASHTIT,

II.HIDHËSI ME ZË,

III.QARKU I HESHTJES,

IV.HIJE NJERIU,

V.FUNDI I MISTERIT.

Libri hapet me poezinë programatike :

NJERIU LETËR

————————

E di se njeriu letër

ka frikën nga uji i liqenit

nga sëmundje e varfërisë

si brymë e vjeshtës çmendet

ngrin shpresën vajin

zhduket në valë lumit të tharë

thonë e ke mësuar gjuhën

e zemrës  që s’i flet

Edhe me këtë libër, të tretin me radhë, poeti ka dëshmuar, bukur dhe fuqishëm, konsistencën e konceptit të vet krijues: kërkimi i figurës, eksplorimi i gjuhës dhe dendësim të shprehjes deri në krijimin e gjendjeve aktive poetike, cilësi të cilat i ka ngritur vazhdimisht në shkallën më të lartë artistike. Poezia e këtij poeti sikur përjeton një rigjenerim të vazhdueshëm të brendshëm, saqë duket se nga libri në libër është konstante si gjuhë poetike, si perceptim, por edhe si formësim figurativ i idesë, por edhe i  obsesioneve që e preokupojnë në mënyrë permanente autorin (Ranadan Musliu,fq.6). 

Poezia e këtij libri, siç e ka vërejtur Ramadan Musliu, duke qenë se i përmbahet një këndi të vrojtimit  autorial, rishtas dëshmon se e ka formuar konceptin krijues,i cili dëshmohet si përmes kërkimit  të figurës  që lidhet me ekspresionin po ende edhe me eksplorimin e gjuhës dhe dendësimin e saj përmes analgamimit me nocione  deri në krijimin e gjendjeve poetike  ekspresive, në pajtim me vetë natyrën perceptuese. Kështu dhe në këtë mënyrë poeti ka krijuar identitetin e vet duke ruajtur origjinalitetin e fillimit të markuar në dy librat e mëparshëm.

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Kurti: “Hasi Jehon”, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

Teatri i Pogradecit sjell në Prizren komedinë e zezë “Vetmi në Perëndim” të Martin McDonagh

Çeku: Jemi të përkushtuar të modernizojmë infrastrukturën kulturore

Kurti priti ekipin organizativ të festivalit PITF

TAGGED: botim, Fehri Qerimi, Poet, shkrimtar, vjersha
Kosova News 13/02/2024 13/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
45%
12 km/h
Fri
17 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
16 °C
Tue
5 °C

Lajmet e Fundit

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore
00:35 -09/05/2025
Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë
23:53 -08/05/2025
“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar
23:43 -08/05/2025
Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës
23:15 -08/05/2025
Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…
23:11 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?