KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Federata e Basketbollit të Kosovës i jep të drejtë ministrit Çeku, përgënjeshtron kryetarin Rama
Sport

Federata e Basketbollit të Kosovës i jep të drejtë ministrit Çeku, përgënjeshtron kryetarin Rama

Kosova News
Kosova News 20:20 -06/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Federata e Basketbollit të Kosovës ka reaguar duke shprehur brengën e thellë lidhur me hutinë e shpërfaqur në publik mbi projektin e palestrës multi-funksionale, të cilin FBK-ja e ka përgatitur me përkrahje dhe koordinim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe FIBA-s.

Federata i ka dhënë të drejtë ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku, duke përgënjeshtruar pretendimet e kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama. FBK-ja fton Komunën e Prishtinës të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vërë në dispozicion parcelën e paracaktuar bashkërisht, duke na mundësuar fillimin e implementimit të infrastrukturës më se të nevojshme fizike për zhvillimin e sportit tonë të zemrës duke i shërbyer kështu objektivave strategjike të sportit në Kosovë.

Sipas Federatës, projekti i palestrës multi-funksionale sportive, i cili ka për qëllim t’i shërbejë komunitetit të sportit si qendër stërvitore për të gjitha sportet me dorë dhe futsallit, është hartuar nga FBK dhe është përfshirë si pjesë integrale e programit afatgjatë zhvillimor të basketbollit në Kosovë. Sipas marrëveshjes me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ky projekt do të realizohet në dhjetë lokacione në nëntë komuna të Kosovës (dy në Prishtinë dhe tetë në qendrat tjera) dhe ka për qëllim rritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive të vendit, me synimin kryesor identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj. Duhet sqaruar gjithashtu që ky projekt nuk është pjesë e programit qeveritar të Republikës së Kosovës për zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, dhe është sajuar enkas për ngritje të kapaciteteve infrastrukturore zhvillimore të cilat aq shumë i mungojnë vendit tonë.

MKRS-ja në janar të vitit 2024 ka ndarë mjetet e nevojshme për realizimin e projektit, ndërsa FBK ka koordinuar dizajnin final të palestrës dhe është pajtuar me Komunën e Prishtinës që lokacioni më i përshtatshëm për këtë qëllim është parcela përballë kampit zhvillimor dhe stadiumit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në Hajvali.

Në sqarimin e Federatës thuhet se FBK-ja i ka kryer detyrat e veta rreth kompletimit të projektit zbatues për palestrën, por tash e sa kohë mbetet në pritje të marrjes së vendimit për ndarjen e lokacionit nga Komuna e Prishtinës për të vazhduar me procedurat e marrjes së pëlqimeve të nevojshme dhe procedurave për ndërtim.

Tutje thuhet se projekti është përgatitur nga FBK-së në dy forma, një nga të cilat është palestra si godinë individuale e pajisur me të gjitha stabilimentet dhe pajisjet e nevojshme për zhvillim të stërvitjeve dhe ndeshjeve, me kapacitet të ulëseve deri në 700 sish, ndërsa tjetra përveç godinës së palestrës parasheh edhe ndërtimin e një konvikti me mbi 50 shtretër, restaurantit dhe hapësirave për organizimin e trajnimeve teorike, e cila do të përmbushë nevojat e klubeve dhe federatave sportive për kampe stërvitore, si qendër për zhvillim të sportistëve kulminantë.

Sqarim

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) shpreh brengë të thellë lidhur me hutinë e shpërfaqur ditëve të fundit në publik mbi projektin e palestrës multi-funksionale të cilin FBK e ka përgatitur me përkrahje dhe koordinim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe FIBA.

MKRS në janar të vitit 2024 ka ndarë mjetet e nevojshme për realizimin e projektit, ndërsa FBK ka koordinuar dizajnin final të palestrës dhe është pajtuar me Komunën e Prishtinës që lokacioni më i përshtatshëm për këtë qëllim është parcela përballë kampit zhvillimor dhe stadiumit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në Hajvali. Teksa FBK ka kryer detyrat e veta rreth kompletimit të projektit zbatues për palestrën, tash e sa kohë mbetet në pritje të marrjes së vendimit për ndarjen e lokacionit nga Komuna e Prishtinës për të vazhduar me procedurat e marrjes së pëlqimeve të nevojshme dhe procedurave për ndërtim.

Për hir të sqarimit, projekti i palestrës multifunksionale të sporteve me dorë është konceptuar si palestër që do të përmbushë nevojat e komunitetit për kapacitete stërvitore. Projekti është përgatitur nga FBK-së në dy forma, një nga të cilat është palestra si godinë individuale e pajisur me të gjitha stabilimentet dhe pajisjet e nevojshme për zhvillim të stërvitjeve dhe ndeshjeve, me kapacitet të ulëseve deri në 700 sish, ndërsa tjetra përveç godinës së palestrës parasheh edhe ndërtimin e një konvikti me mbi 50 shtretër, restaurantit dhe hapësirave për organizimin e trajnimeve teorike, e cila do të përmbushë nevojat e klubeve dhe federatave sportive për kampe stërvitore, si qendër për zhvillim të sportistëve kulminantë. Tipar kryesor i këtyre palestrave që do të ndërtohen anembanë Kosovës është mundësia e ndarjes së terrenit kryesor në tri terrene të basketbollit apo volejbollit njëkohësisht, pajisjet teknike kulminante, shtatë zhveshtoret e pajisura sipas standardeve evropiane, hapësirave të mjaftueshme teknike dhe të zyrave, salla e fitnesit dhe peshëngritjes, me çka do të kompletohet një projekt infrastrukturor që do t’i shërbejë zhvillimit dhe përpunimit të talentit lokal, por edhe organizimit të garave kombëtare e ndërkombëtare për grupmoshat e reja. Lokacioni i përzgjedhur është konsideruar si i përkryer për shkak të sinergjisë që krijohet mes kapaciteteve infrastrukturore sportive e hotelierike që veç janë zhvillim nën ombrellën e FFK dhe kapaciteteve të siguruara përmes zhvillimit të projektit të palestrës multi-funksionale dhe konviktit të saj, duke zhvilluar kësisoj një kompleks sportiv modern që përmbushë nevojat e sportistëve për përgatitje bazike dhe për organizimin e kampeve zhvillimore.

Projekti i palestrës multi-funksionale sportive, i cili ka për qëllim t’i shërbejë komunitetit të sportit si qendër stërvitore për të gjitha sportet me dorë dhe futsallit, është hartuar nga FBK dhe është përfshirë si pjesë integrale e programit afatgjatë zhvillimor të basketbollit në Kosovë. Sipas marrëveshjes me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ky projekt do të realizohet në dhjetë lokacione në nëntë komuna të Kosovës (dy në Prishtinë dhe tetë në qendrat tjera) dhe ka për qëllim rritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive të vendit, me synimin kryesor identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj. Duhet sqaruar gjithashtu që ky projekt nuk është pjesë e programit qeveritar të Republikës së Kosovës për zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, dhe është sajuar enkas për ngritje të kapaciteteve infrastrukturore zhvillimore, të cilat aq shumë i mungojnë vendit tonë.

FBK-ja fton Komunën e Prishtinës të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vërë në dispozicion parcelën e paracaktuar bashkërisht, duke na mundësuar fillimin e implementimit të infrastrukturës më se të nevojshme fizike për zhvillimin e sportit tonë të zemrës duke i shërbyer kështu objektivave strategjike të sportit në Kosovë.

Ndryshe Rama një ditë më parë ka deklaruar se lokacioni dhe plani për palestrën janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes.  Sipas tij përhapja e propagandës dhe mungesa e bashkëpunimit politik, po dëmtojnë Prishtinën dhe qytetarët e saj.

“ Faji për vonesat bie mbi bllokimin e qëllimshëm nga Vetëvendosje dhe jo mbi Komunën”, ka thënë Rama.

Çeku i ka thënë Ramës se me gënjeshtra nuk ecet përpara.


“Të lutem, Kryetar, mos gënje!  Lokacioni i dakorduar nga ju dhe Federata e Basketbollit për realizimin e Palestrës Multisportive gjendet në Hajvali, pranë Qendrës Nacionale të Futbollit dhe nuk ka të bëj fare me lokacionin ku dëshironi ta realizoni projektin e kampusit sportiv në Bernicë, përkatësisht Fshatin Olimpik. Gjatë tërë vitit 2024 Komuna e Prishtinës nuk ndërmori asnjë hap për ta konkretizuar zotimin tuaj dhe plotësuar kërkesën e FBK-së. Me gënjeshtra nuk ecet përpara. Nëse jeni serioz, dërgojeni vendimin në Kuvendin e Komunës për lokacionin që jeni dakorduar me FBK-në duke mundësuar kështu realizimin e plotë të projektit nga MKRS. PS. Nga grupi i VV më thanë që do të votojnë PËR. Dërgoje”, thuhet në reagimin e ministrit Çeku!

“Mos gënje kryetar”, Çeku i reagon Përparim Ramës

Gjithashtu lexoni:

Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror

Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë

Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

Kosova News 06/01/2025 06/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror
11:17 -14/06/2026
Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
11:07 -14/06/2026
Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë
10:45 -14/06/2026
Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje
10:13 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?