KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Faturimi i rrymës në veri, Rizvanolli: Serbia po e saboton Marrëveshjen e energjisë – Elektroseverit i është dërguar kërkesa e fundit për nënshkrim
Politikë

Faturimi i rrymës në veri, Rizvanolli: Serbia po e saboton Marrëveshjen e energjisë – Elektroseverit i është dërguar kërkesa e fundit për nënshkrim

Kosova News
Kosova News 10:58 -12/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për moszbatimin e udhërrëfyesit për energjinë, për të cilin Kosova e Serbia u pajtuan në qershor të vitit të kaluar.

Rizvanolli në një adresim për gazetarët pas mbledhjes së Qeverisë, tha se ka pasur sabotim dhe zvarritje nga ana e Serbisë për zbatimin e këtij udhërrëfyesi.

Por, Rizvanolli, ka theksuar se Qeveria e ka bërë të qartë se mbulimi i shpenzimeve për konsumin e energjisë elektrike në komunat veriore nuk do të vazhdojë.

“Kemi pasur një udhërrëfyes vitin e kaluar me afat 100 ditësh, kemi thënë se pagesat e fundit me buxhetin e Kosovës do jenë ato deri me afatin e zbatimit të kësaj marrëveshje. Kemi pasur kërkesa nga KOSTT-i që nga ajo kohë, por nuk kemi ndarë mjete shtesë. Ne kemi bërë të qartë për të gjitha palët që një mënyrë e tillë e funksionimit nuk mund të vazhdoj. Ne i kemi kryer detyrat tona në afatet e duhura, nga ana tjetër ka pasur sabotim”, ka thënë ajo.

Rizvanolli ka shtuar se Kosova nuk pranon kompromise shtesë në marrëveshjen që është arritur për energjinë në veri.

“Me kërkesën e ndërmjetësuesve ne kemi vazhduar të diskutojmë shqetësimet, por pa bërë kompromise shtesë të marrëveshjes dhe e kemi bërë të qartë që versioni i fundit i kontratës që i është dërguar Elektroserverit është versioni i fundit i marrëveshjes që duhet nënshkruhet nga ta. Dje KEDS-i i ka kërkuar kërkesën e fundit Elektroseverit. Presim që të ndodhë kjo shumë shpejt nëse jo do të shohim opsionet e tjera se si të adresohet”.

Qytetarët e komunave veriore që kryesisht janë serbë, nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada. Për këtë çështje Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013 dhe kërkohet përveç KEDS-it, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës, “Elektroserver”, pronare e së cilës është Serbia.

Gjithashtu lexoni:

Ekspertët: Diaspora mund të ketë deputetë të garantuar në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen

Draft-rregullorja për taksat e reja në Prishtinë, Rafuna: Çdo taksë për bizneset i bartet qytetarit

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vushtrri

Këto janë çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Kosova News 12/10/2023 12/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Kapet drogë me vlerë 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj
13:39 -21/06/2026
Protesta hyn në ditën e 21-të, demonstruesit kalojnë natën para Kryeministrisë
13:37 -21/06/2026
Koncert përkujtimor “Nisma e Lirisë” në nder të heroit Hakif Zejnullahu
13:35 -21/06/2026
Kryeministri Edi Rama diskutime me Macron, pritet të takohen nesër në Paris, zbulohet agjenda
13:33 -21/06/2026
Reduktimi i KFOR, “rezultat i vlerësimit të kujdesshëm të kushteve në terren dhe jo sinjal i tërheqjes”
13:31 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?