Një grup i familjeve të pengjeve izraelite që po mbahen në Gaza janë futur në Parlamentin e Izraelit derisa po mbahej seanca, raporton “BBC”.
Familjarët thyen barrierat e sigurisë dhe penguan një takim ku po bisedohej për buxhet, ndërsa thanë se po debatojnë derisa të dashurit e tyre mbeten në Gaza.
Njëri mbante një pano me shkrimin: “Nuk do të uleni këtu, derisa fëmijët tanë vdesin atje”.
Izraeli thotë se mbi 130 pengje mbesin në Gaza, pasi që ishin marrë nga militantët e Hamasit në sulmin e 7 tetorit ku u vranë edhe afro 1200 persona.
Mbi 100 pengje u liruan gjatë një armëpushimi gjashtëditorë në fund të nëntorit.


