KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Familja e Marigonës kërkon që Arbër Sejdiut t’i rritet dënimi në 25 vjet apo burgim të përjetshëm
Siguri

Familja e Marigonës kërkon që Arbër Sejdiut t’i rritet dënimi në 25 vjet apo burgim të përjetshëm

Kosova News
Kosova News 11:28 -11/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Apelit, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Gazmend Rexhepi, para medieve tha se kanë kërkuar që të akuzuarit Arbër Sejdiu t’i rritet dënimi në 25 vjet burgim ose në burgim të përjetshëm.

Rexhepi tha se kanë shfaqur pakënaqësi për dënimin e Sejdiut me 15 vjet burgim nga shkalla e parë.

“Është njëfarë dallimi shumë i madh mes të akuzuarit të parë dhe të akuzuarit të dytë prej burgim të përjetshëm në 15 vite, përkundër që ajo dispozitë thotë që kushdo që i ofron ndihmë dikujt tjetër dënohet më butë, mirëpo konsideroj që 15 vite është pak edhe nuk ndikon në edukimin e shoqërisë që vepra të tilla mos të përsëriten”, tha avokati Rexhepi.

Ai tha se edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur ankesë, duke kërkuar që të ndryshohet aktgjykimi dhe ricilësimin e kualifikimit. Rexhepi tha se Prokuroria ka kërkuar që edhe i akuzuari i dytë të dënohet për bashkëkryerje, shkruan Betimi për Drejtësi.

Kurse, theksoi se Prokuroria e Apelit ka dhënë mendimet lidhur me ankesat e palëve.

Sipas Rexhepit, avokatët e të akuzuarve i kanë shfaqur pretendimet e tyre, duke kërkuar që çështja të kthehet në rigjykim.

Rexhepi para medieve tha se nuk beson që rasti do të kthehet në rigjykim ngase provat janë mjaft bindëse, ndërsa shtoi se video-incizimet nuk janë bërë publike me kërkesë të familjes dhe se sipas tij janë më të tmerrshme sesa përshkrimi që i është bërë ngjarjes në tekst.

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Kosova News 11/01/2024 11/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?