Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lista Guxo Jeta Statovci ka reaguar ashpër pas vendimit të Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, për të falur sulmuesit që e kërcënuan dhe sulmuan atë. Ky pajtim wshtw bwrw me ndwrmjetwsimin e deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, që ka luajtur një rol kyç në mbylljen e këtij incidenti.
Statovci, për GazetaBlic ka theksuar se ky akt i faljes është një tjetër shembull i mbivendosjes së interesave partiake mbi drejtësinë dhe ligjin. Ajo ka kritikuar ashpër LDK-në, duke thënë se kjo parti, e cila pretendon të jetë një forcë politike që vepron në përputhje me ligjin, duket se nuk është në gjendje të mbrojë parimet themelore të shtetit të së drejtës.“Sulmi i denueshëm ndaj Kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, paska përfunduar me faljen e sulmuesve nga ky i fundit, pas një intervenimi nga Nënkryetari PDK-së Xhavit Haliti.LDK nuk është e zonja të zgjedhë as një zënkë sipas ligjit, sepse për të ka vetëm një ligj bërës në Kosovë, kanuni i PDK-së”, tha Statovci


