KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fajon: BE ta pranojë Shqipërinë maksimumi deri në 2030-ën
Rajon

Fajon: BE ta pranojë Shqipërinë maksimumi deri në 2030-ën

Kosova News
Kosova News 21:37 -26/08/2024
Shpërndaje
Constituent meeting of the Delegation to the EU-Serbia Stabilisation and Association Parliamentary Committee
Shpërndaje

Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon në fjalën e saj në konferencën e përbashkët me homologun e saj nga Shqipëri, Igli Hasani, deklaroi se vitin e ardhshëm në Durrës do të hapet konsullata sllovene.

Duke u ndalur te dëshira dhe nevoja për intensifikimin e marrëdhënieve Shqipëri-Slloveni, Fajon u shpreh se duhen krijuar lidhje ajrore mes dy vendeve në të ardhmen.


Ajo theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është fokusuar në fusha të ndryshme, por fusha ekonomike zë vendin kryesor.


Kjo e fundit deklaroi se Sllovenia është pjesë e shumë projekteve zhvillimore në Shqipëri, ndërsa u ndal te asistenca teknike e ofruar ndaj Shqipërisë për integrimin evropian.

Fajon garantoi se Sllovenia do jetë mbështetëse e sigurt e integrimit të Shqipërisë në BE.


“Sllovenia në veri dhe Shqipëria në jug të rajonit janë aleatë të ngushta. Do kemi bashkëpunime të mëtejshme në fushën e ekonomisë, shpreh gatishmërinë për të nënshkruar memorandume dhe protokolle të ardhshme. Memorandumi i mirëkuptimit për turizmin do nxisë bashkëpunim në këtë fushë. Padyshim, na duhet të krijojmë edhe lidhje të tjera ajrore në të ardhmen. Në Durrës do kemi konsullatën tonë vitin e ardhshëm… Sllovenia është një mbështetëse e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe dëshirojmë ta shikoj Shqipërinë si një anëtare të BE-së. Sllovenia është një përkrahse e hapjes së negociatave dhe gjithnjë ka shprehur vlerësimin e saj për të gjitha arritjet e deritanishme në zbatimin e gjithë kritereve. Mesazhi im sot është që unë shpresoj që Shqipëria të ketë mundësinë për ta hapur grupin e parë dhe shpresojmë që në shtator të kemi përgjigje pozitive për parafinancimin e gjithë reformave të nevojshme… Sllovenia do të jetë një mbështetëse e sigurt për integrimin në BE, është nevojë strategjike për të pasur vendin tuaj në rajon. Shpresoj që BE të jetë gati për t’iu pritur maksimumi në 2030”, tha ajo.


Kurse, ministri Igli Hasani tha se ndër të tjera kanë diskutuar edhe për rrugëtimin drejt Evropës së bashkuar.


“Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave të domosdoshme. Qeveria shqiptare ka punuar fortë për zbatimin e reformave të kërkuara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, veçanërisht në reformën në drejtësi ku vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimi i institucioneve të reja në drejtësi janë thellësisht pozitiv. Ndërkohë që zbatimi i plotë dhe i qëndrueshëm është thelbësor. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka shënuar një përparim të dukshëm ku nuk mungojnë edhe rastet e profiteve të larta por edhe konsolidimi i sistemit të drejtësisë së pavarur dhe efikas. Arritjet në këto fusha bëjnë që progresi i Shqipërisë të jetë i prekshëm dhe i dukshëm”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 26/08/2024 26/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?