Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, ka arritur në Kosovë.
Fajon në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, është pritur nga homologia e saj kosovare, Donika Gërvalla.
Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, thuhet se kjo është vizita e parë zyrtare në Kosovë, e Fajon si ministre e Jashtme.
“Të dyja vendet janë të vendosura për të thelluar miqësinë e tyre tradicionale, gjithashtu do të diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit në rajon dhe në Evropë”, thuhet nga MPJD.


