KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » F-16 supersonikë mbi Uashington DC, një avion shkel hapësirën ajrore dhe rrëzohet në Virxhinia
Botë

F-16 supersonikë mbi Uashington DC, një avion shkel hapësirën ajrore dhe rrëzohet në Virxhinia

Kosova News
Kosova News 14:40 -05/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet amerikane mbrëmjen e djeshme urdhëruan ngritjen e avionëve luftarakë F-16 për të realizuar një ndjekje supersonike të një avioni të vogël udhëtarësh, pasi piloti nuk iu përgjigj thirrjeve të ushtrisë dhe shkeli hapësirën ajrore mbi zonën e Uashington DC.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, avioni që mbante në bord katër persona u rrëzua pas ndjekies në malet e Virxhinias jugperëndimore.

Policia më pas njoftoi se ekipet e shpëtimit nuk gjetën të mbijetuar në bordin e avionit të “Cessna Citation”.

“Ushtria amerikane ishte përpjekur të krijonte kontakte me pilotin, i cili nuk u përgjigj, derisa Cessna më pas u rrëzua pranë Pyllit Kombëtar të George Washington. Avionët ‘Norad’ u urdhëruan të udhëtonin me shpejtësi supersonike dhe një zhurmë zanore mund të jetë dëgjuar nga banorët e rajonit”, tha në një deklaratë Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut.

Avioni që u rrëzua ishte regjistruar në një kompani me bazë në Florida. John Rumpel, i cili drejton kompaninë, i tha New York Times se vajza e tij, mbesa dyvjeçare, dado e saj dhe piloti ishin në aeroplan.

Sipas tij ata po ktheheshin në shtëpinë e tyre në East Hampton, Long Island, pasi vizituan shtëpinë e tij në Karolinën e Veriut.

Gjithashtu lexoni:

Hamasi jep përgjigje pozitive për planin e armëpushimit

Në Teksas lumi del nga shtrati, të paktën 24 viktima dhe 25 të zhdukur

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

Kosova News 05/06/2023 05/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Pas kërcënimit me bombë, Selimi: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë
16:44 -05/07/2025
Juventusi i ofron Unitedit një marrëveshje shkëmbimi për të zhbllokuar transferimin e Sanchos
16:41 -05/07/2025
Liverpooli merr vendim rreth çështjes kontratktuale të Diogo Jotas
16:38 -05/07/2025
Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik
16:32 -05/07/2025
Ferizaj: Në zonën 50 voziti me 115 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro dhe 3 muaj pa patentë
15:52 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?