KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Evakuohen shqiptarët e parë nga Gaza
Lajme

Evakuohen shqiptarët e parë nga Gaza

Kosova News
Kosova News 09:43 -13/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet në Shqipëri njoftuan se një grua shqiptare me katër fëmijët e saj të rritur janë evakuuar nga Rripi i Gazës dhe do të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, tha se për nxjerrjen e tyre nga Gaza e rrethuar u deshën tri javë përpjekje, përderisa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po vazhdon në Gazë.

“Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit dhe ambasadave shqiptare në dy shtetet për punën e mirë në këtë situatë dhe operacion kompleks”, tha Hasani.

Nëna dhe katër fëmijët e saj ndodhen në Egjipt dhe po vijojnë procedurat që të dërgohen drejt Shqipërisë. Burimet bëjnë me dije se gruaja nuk ka pasaportë shqiptare, por emri i saj figuron në regjistrat e gjendjes civile në Shqipëri. Ajo ka baba palestinez dhe nënë shqiptare. Babai i saj ka qenë student në Shqipëri në vitet ’70 dhe pas martesës bashkë me bashkëshorten e tij janë zhvendosur në territoret palestineze.

Mësohet se bashkëshorti i shqiptares së evakuuar është palestinez dhe ka qenë e pamundur që të largohet nga Gaza pasi nuk është lejuar nga autoritetet.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se po punohet për kthimin e shpejt dhe të sigurt të shtetasve të tjerë që ndodhen në Gazë. Mes tyre është edhe vëllai i gruas që u evakuua nga Gaza, bashkë me familjen e tij.

Më herët, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka thënë se nuk ka të dhëna për shtetas të tjerë shqiptarë në Gazë, por kanë qenë vetë këta shtetas që kanë kontaktuar ambasadat në Izrael dhe Egjipt për të kërkuar ndihmë.

Ndërkaq, që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në fillim të tetorit, nga Izraeli janë larguar 71 shqiptarë, 40 prej të cilëve arritën në Tiranë më 8 tetor përmes një fluturimi direkt nga Tel Avivi. Dy ditë më vonë, u evakuan edhe 20 të tjerë përmes një fluturimi të organizuar nga Greqia dhe 11 shtetas shqiptarë u evakuuan përmes një fluturimi të realizuar nga Mali i Zi.

Luftime të ashpra afër spitalit më të madh në Gazë

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 13/11/2023 13/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?