KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eurodeputeti Mandl: Liberalizimi nuk bën të lidhet me tensionet në veri, ato janë krijuar nga grupet kriminale të Beogradit
Lajme

Eurodeputeti Mandl: Liberalizimi nuk bën të lidhet me tensionet në veri, ato janë krijuar nga grupet kriminale të Beogradit

Kosova News
Kosova News 16:15 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në takimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, është hequr nga rendi i ditës propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024.

Arsyet për këtë veprim u thanë që janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës, dhe se diskutimi i radhës për këtë do të mbahet më 30 nëntor.

Lidhur me këtë veprim të BE-së, eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka thënë se liberalizimi i vizave nuk bën të lidhet me tensionet në veri të Kosovës.

Ai shtoi se tensionet në këtë pjesë janë krijuar dhe organizuar nga grupet kriminale që kontrollohen nga Beogradi.

“Unë vetëm mund t’u rekomandoj qeverive të shteteve anëtare që të mos e lidhin liberalizimin e vizave me tensionet në veri të Kosovës. Këto tensione janë krijuar dhe organizuar nga grupet e krimit të organizuar të kontrolluara nga Beogradi”, tha Mandl.

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl

Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Mandl tha se edhe Beogradi do të duhet të kontribuojë në deeskalim në vend të përshkallëzimit të situatës.

“Largimi i Vuçiq nga negociatat është përsëri një akt përshkallëzimi nga ana e tij. Ai nuk ka të drejtë morale për ta bërë këtë. Ai ka detyrimin moral të kontribuojë në de-përshkallëzimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Nuk ka absolutisht asnjë lidhje mes kësaj dhe liberalizimit të vizave”, u shpreh eurodeputeti Lukas Mandl.

Eurodeputeti austriak i cili shumë herë deri më tani ka bërë thirrje dhe e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet.

“Udhëtimi pa viza për popullin e Republikës së Kosovës është i vonuar. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta. Pakica e vogël e qeverive të shteteve anëtare që po bllokojnë të gjithë procesin, u rekomandoj që të tërhiqen nga kjo bllokadë dhe të lejojnë që populli i Kosovës të udhëtojë siç bëjnë njerëzit e pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. I rekomandoj shumë Këshillit që të vendosë shpejt për këtë pozitivisht, pa vonesa të mëtejme”, tha Mandl

Situata në veri të Kosovës është tensionuar, për shkak të vendimit të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave që bartin targa ilegale serbe.

Serbët në veri, të kontrolluar në masë të madhe nga Beogradi zyrtar, i kundërshtojnë targat e Kosovës, RKS, dhe kanë paralajmëruar rezistencë ndaj tyre.

Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për shtyrje të procesit të riregjistrimit, Kurti nuk ka hequr dorë.

Aktualisht është e pezulluar – deri më 24 nëntor – faza e dytë e planit të tij, në përpjekje për t’i dhënë shans gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët./Telegrafi/

Lexo po ashtu:

Shpërthejnë reagimet pas shtyrjes së datës për diskutimin e liberalizimit të vizave

Gjithashtu lexoni:

Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut

Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Pacolli premton mbështetje për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për fëmijët me nevoja të veçanta

Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e presidentit

“Prishtina Parking”-u nis ekzekutimin e pagave

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?