KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Euleks duhet të dëmshpërblejë me një shumë rekord ish-magjistraten
Politikë

Euleks duhet të dëmshpërblejë me një shumë rekord ish-magjistraten

Kosova News
Kosova News 22:15 -24/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian ka dënuar në 18 tetor misionin Euleks me një shumë rekord për liçensimin e një ish-magjistrates të këtij misioni. Mosrinovimi i kontratës së punës për këtë ish-prokurore nga Euleksi është gjykuar abuziv nga Gjykata e BE-së. Media europiane ‘B2” (Bruxelles 2) ka hedhur dritë mbi këtë rast, që ka ndodhur në kontekstin e vendimit të Bashkimit Evropian për të reduktuar misionin Euleks në Kosovë dhe për t’i transferuar disa dosje për shqyrtim autoriteteve të Kosovës, si dhe Gjykatës Speciale të themeluar në Hagë.

Performanca e magjistrates u konsiderua “e pamjaftueshme” në përfundim të një konkursi të brendshëm, të cilin ajo e ka konsideruar të deformuar. Pas pesë kontratash të njëpasnjëshme me afat të caktuar midis janarit 2014 dhe nëntorit 2016, nuk pati më rinovim të kontratës për ish-magjistraten. Gjykata e Drejtêsisë së Bashkimit Europian vlerëson se ka patur konflikt interesi, pasi prokurorja ishte në mosmarrëveshje të përhershme me eprorin hierarkik, i cili ishte në krye të bordit përzgjedhës për konkursin e brendshëm dhe refuzoi aplikimin e saj.  “Një mungesë paanshmërie, madje edhe një konflikt interesi” shprehet Gjykata në vendimin e saj.

Sipas “B2” kërkest e përsëritura nga EULEX-i, që i janë bërë ish-magjistrates për të kaluar testin e drejtimit të automjetit  janë “abuzive”, pasi mund të “dëmtojnë personalitetin, dinjitetin ose ekuilibrin psikik”. Magiistratja kishte patentë shoferi, por kishte vërtetuar se nuk ishte në gjendje të drejtonte makinën për shkak të paaftësisë në dorën e djathtë.

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian e ka dënuar EULEX-in në Kosovë me “dëmshpërblim” të plotë: kompensim ekuivalent me pagën bruto prej 19 muajsh, të cilit i shtohen shpenzimet ditore, rritja e parashikueshme e pagës, si dhe kompensimi për paragjykim “moral” në nivelin 50,000 euro. Kjo konsiderohet si hera e parë që Gjykata e BE-së vendos një dënim kaq të rëndë për një mision të politikës së sigurisë dhe të mbrojtjes së përbashkët të BE-së . Shuma e kompensimit – e cila tejkalon shifrën prej 100,000 € – është pothuajse e barabartë me shumën e kontratës që mund të ishte lidhur.

- Reklamë -

Gjithashtu lexoni:

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre

Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

TAGGED: Eulex
Kosova News 24/10/2022 24/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare
11:25 -04/06/2026
Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën
11:01 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?